LAJMI I FUNDIT:

Më shumë detaje për Galaxy Note 5 dhe S6 Edge Plus

Më shumë detaje për Galaxy Note 5 dhe S6 Edge Plus

Thashetheme të shumta kanë filluar të qarkullojnë në internet lidhur me fabletin e ri dhe të shumë-pritur nga Samsung, Galaxy Note 5 dhe Galaxy S6 Edge Plus.

Mobile Direct ka publikuar disa pamje të trupit të fabletit Note 5 dhe Galaxy S6 Edge Plus, të cilat lënë hapësirë për të kuptuar formën e pajisjeve të reja të Samsung.

Kohëve të fundit kanë qarkulluar informata të ndryshme mbi Note 5, sipas të cilave pajisja do të vijë me ekranin prej prej 5.7 inç në Ultra HD 4K dhe procesorin e Samsung, Exynos 7422.

Thashetheme tjera spekulojnë që Note 5 do të vijë me RAM memorie prej 4GB, kamerën kryesore me 20 mega-piksel dhe konektor të formatit USB Type-C.


S6 Edge Plus pritet të ketë specifika të ngjashme me Note 5, mirëpo ekrani i këtij modeli pritet të jetë pak më i vogël sesa ai i Galaxy Note 5.

Të dyja pajisjet priten të operojnë përmes Android Lollipop 5.1. (Telegrafi)