Ministria e Ekonomisë ka reaguar pas raportimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës se kjo ministri është në mesin e katë ministrive që ka realizuar zero përqind buxhetin për investime kapitale në gjatë mujorin e fundit.
LDK, në konferencën për media u bazua në raportin e Thesarit të Kosovës, duke thënë se në 6 mujorin e parë të këtij viti, ME-së iu janë ndarë mbi 16 mijë euro por që nuk ka investuar asnjë euro në investime kapitale.
Ndërkohë, ME sqaron se është në proces të realizimit të projekteve kapitale me qëllim të implementimit të planit të investimeve deri në fund të vitit
“Projektet tona përfshijnë investimet në fushat strategjike të cilat janë kyçe për zhvillimin ekonomik të vendit, e për të cilat do të kujdesemi për shpenzime të buxhetit në mënyrë që investimet të jenë të qëndrueshme dhe me përfitime për interesin e përgjithshëm të Kosovës. Ministria është duke e implementuar planin 5.5 vjeçar të Ekonomisë Dixhitale, ku aktivitetet e parapara për implementim gjatë këtij viti do të përfundojnë në fund të vitit. Investimet kapitale të parapara për këtë vit për Parkun e Teknologjisë Dixhitale në Bërnicë janë në fazën përfundimtare. E në anën tjetër, jemi në procesin e tenderimit për investimet e parapara në Parkun e Inovacionit në Prizren”.
“Gjatë kësaj kohe jemi në përgatitje të masave të efiçiencës për kursim të energjisë, jo vetëm në institucione publike por edhe për subvencione për qytetarët që ta ulim kursimin gjatë ditëve të ftohta të dimrit. Të gjitha këto investime dhe subvencione do të implementohen deri në fund të vitit si ndihmë për uljen e konsumit të energjisë. Që nga viti 2015 në Laboratorin e Institutit të Gjeologjisë janë blerë pajisje mirëpo nuk është funksionalizuar”.
“Tani me zhvillimin e termave të reja të referencës Laboratori i IGJK është në proces të tenderimit. Për më tepër Laboratori do të përdoret në bashkëpunim me Fakultetin e Gjeologjisë në Mitrovicë. Ky do të mbetet një ndër bashkëpunimet më të suksesshme në mes të një institucioni qeveritar dhe një institucioni arsimor në zhvillimin shkencor”.
“Për më shumë, institucionet kyçe të sektorit energjisë siç janë: prodhimi, transmisioni e distribuimi janë duke e implementuar planin e tyre energjetik të vitit 2022 në vlerë deri në 35 milionë euro. Të gjitha këto investime janë për qëllime të stabilizimit të rrjetit elektro energjetik e gjithashtu për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes”, thuhet në sqarimin e ME-së./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Pesë arsye pse janari konsiderohet muaji më i “gjatë” i vitit
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”
Rama, vizitori i parë i Terminalit të ri
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Australia, vendi me cigaret më të shtrenjta në botë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?