Fermeri Naser Laçi me serën e tij të vogël në fshatin Laç të Komunës së Hanit të Elezit po i mahnitë banorët e kësaj ane.
Laçi në një bisedë për gazetën “Epoka e re” ka thënë se ndjehet mirë kur sheh që bimët e mbjella në serën e tij po rriten në kushte më të mira. Sipas tij, vetëm me punë arrihen suksese. “Është mrekulli kur vazhdimisht punon dhe në të njëjtën kohë sheh se si shkon puna, si zhvillohet bima. Kënaqësia më e madhe është kur konsumatori vjen në serë dhe e sheh punën që e ke bërë”, ka theksuar ai.
Edhe pse sivjet është viti i parë që merret me këtë veprimtari, ai është shprehur i kënaqur nga inkurajimi që vazhdimisht po ia japin vizitorët e shumtë nga vise të ndryshme të Kosovës. “Nga kjo serë ne si familje kemi përfituar”, ka theksuar ai. Ai ka shtuar se sivjet tregu ka qenë i mbushur me prodhime bujqësore të importuara. Sipas tij, vërehet një vetëdijesim i konsumatorëve për konsumim të produktit vendor. “Produktet e importuara janë të pasigurta për shkak të dyshimit se përdoren tepër pesticide. Prodhimet masive zakonisht paraqesin komercializëm dhe kualiteti i tyre është i dorës së dytë”, ka thënë ai.
Fermeri Laçi ka bërë me dije se këtë vit ai në fermën e tij ka mbjellë domate të dy llojeve “Amati F1” dhe “Belle F1”. “Mbjellja është bërë më 1 prill. Që domatja të plasohet në treg duhen 75 deri në 90 ditë. Për shkak të motit të keq, rreth dy javë jemi mbrapa. Megjithatë, mirë është duke shkuar shitja”, ka thënë ai.
Laçi ka theksuar se në këtë kohë kur Kosova dhe populli i saj janë në vështirësi të mëdha, ai po mundohet të sjellë në treg produkte me çmime më të volitshme, nga të cilat siguron të ardhura për familjen. “Këtë vit i kemi pasur rreth 1 500 fidanë: 750 ‘Belle’ dhe 750 ‘Amati’”, ka thënë ai. Laçi ka shtuar se të rinjtë është mirë ta shohin mundësinë të merren me këtë veprimtari.
“Është pak vështirë për t’i siguruar investimet, megjithatë shumica e kolegëve të mi kanë filluar më pak dhe kanë shkuar duke u rritur. Tani edhe ata kanë arritur në kapacitete të mjaftueshme, duke siguruar të ardhura të mjaftueshme për familjet e tyre, njëkohësisht duke punësuar njerëz. Së paku tre persona që i njoh unë me mjete vetjake i kanë ndërtuar nga një ari serë. Kanë filluar së pari të krijojnë produkte të mira dhe të sigurta për familjet e tyre, pastaj edhe për treg me pakicë”, ka thënë ai.
Laçi është shprehur se deri më tani nga MBPZHR-ja nuk ka pasur mbështetje dhe ndonjë vizitë, kurse Komuna e Hanit të Elezit është e interesuar për punën e tij. “Komuna na ka ndihmuar dhe vazhdimisht e asiston donatorin ‘LAB’-i me infrastrukturë logjistike, duke i siguruar kushte të mira për monitorim”, ka thënë ai. Sipas tij, Komuna e ka lëshuar një pronë dhe donatori e ka ndërtuar një minidepo, e cila është e dedikuar për fermerët e prodhuesit që ta shesin prodhimin aty. “Ne e falënderojmë shumë kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Sumën, i cili vazhdimisht na viziton”, ka thënë ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

Trandevue ngre lart emrin e Kosovës: Fiton çmimin e madh Evropian

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare