LAJMI I FUNDIT:

Me kryesi të re ka ardhur edhe stabiliteti te Vëllaznimi

Me kryesi të re ka ardhur edhe stabiliteti te Vëllaznimi

Javën që lamë pas skuadra e Vëllaznimit pësoi disa ndryshime duke krijuar kështu kryesinë e re. Para formimit të kësaj udhëheqësi të re, klubi gjakovar u përball me probleme dhe vështirësi financiare, sa që detyruan që futbollistët të bojkotojnë stërvitjet dhe ndeshjet.

Por kësaj gjendje të mjerueshme te klubi gjakovar i erdhi fundi. Tani klubi ‘kuqezi ’po mundohet ta rimarrë vetën, derisa në xhirot e fundit të ndeshjeve të zhvilluar shihet një përmirësim i madh.

Futbollisti i kësaj skuadre Gjergj Bushaj, tregon se më ardhjen e kryesisë së re gjendja në klub ka ndryshuar për të mirë.

“Po me ardhjen e kryesisë te re klubi ka marr kahje tjetër për të mirë. Sa i përket lojës ne jemi duke u munduar që në çdo ndeshje të luajmë futboll cilësor dhe të bukur për syrin e shikuesve. Ndonjëherë fati po na mungon, por që gjithsesi kemi arritë të përmirësohemi dukshëm”, ka thënë për Kosovalive, Bushaj.


Sipas Bushajt, puna profesionale dhe e palodhshme e trajnerit Arsim Gojanit, gjithsesi që ka ndikuar që skuadra gjakovare në këto javët e fundit ta përmirësojë lojën e po ashtu edhe rezultatet.

“Trajneri Gojani është duke bërë një punë të shkëlqyeshme bashkë me stafin e tij. Së bashku jemi duke punuar intenzivisht që gjërat në klub të zhvillohen e të kenë një qasje pozitive.

Shpresojmë tani vetëm në rezultate në favor të ekipi tonë, pasi që mendoj se klubi ynë është njëri ndër ekipet më të mira në Ligën e Parë edhe përkundër rezultateve negative që kemi pasur deri tani. Do të mundohemi ta rikthejmë ‘namin’ e klubit tonë, për hir të tifozëve dhe dashamirëve të këtij klubi”, ka pohuar sulmuesi gjakovar.

Bushaj është njëri ndër futbollistët kyç te skuadra gjakovare dhe në ndeshjen e fundit që ekipi i Vëllaznimit e zhvilloi me Rahovecin, ai ishte njëri ndër realizatorët e golave, ndeshje kjo e cila përfundoi me fitore të ekipit ‘kuqezi’ me rezultat 3:0.

Në trend Sport

Më shumë
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
Top 25 e klubeve me bilancin më të keq: Manchester United në krye, Barcelona e vetmja spanjolle

Top 25 e klubeve me bilancin më të keq: Manchester United në krye, Barcelona e vetmja spanjolle

Ndërkombëtare
Kapi gjyqtarin dhunshëm në qafë, dënohet Messi

Kapi gjyqtarin dhunshëm në qafë, dënohet Messi

Ligat tjera
Dyshohet se edhe vëllai i Besar Nimanit ka mbetur i plagosur nga të shtënat

Dyshohet se edhe vëllai i Besar Nimanit ka mbetur i plagosur nga të shtënat

Boks
Carragher zbulon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk është Liverpooli

Carragher zbulon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk është Liverpooli

Liga e Kampionëve
Kush e ka radhën të shkarkohet nga një klub i Ligës Premier? Publikohen gjasat e tetë trajnerëve

Kush e ka radhën të shkarkohet nga një klub i Ligës Premier? Publikohen gjasat e tetë trajnerëve

Premier League
Kalo në kategori