LAJMI I FUNDIT:

KMDLNj: Të hetohen veprimet e Policisë në protestën e PSD-së

KMDLNj: Të hetohen veprimet e Policisë në protestën e PSD-së

Partia Socialdemokrate organizoi një aktivitet kundër vendosjes së taksës prej 5 eurove që e bëri publik qeveria e Kosovës. Aktiviteti u zhvillua para Ministrisë së Drejtësisë ku në veturat zyrtare u vendos mbishkrimi “Zhvatës”.

Gjatë këtij aktiviteti të organizuar nga PSD, Policia e Kosovës arrestoi 9 anëtarë të kësaj partie të cilët pas intervistimit u liruan.

Për këtë arsye, KMDLNj kërkon nga Inspektorati Policor i Kosovës të bëjë hetime nëse Policia ka tejkaluar autorizimet zyrtare duke përdorur forcë të tepruar.


“KMDLNj nuk ka qenë e informuar për këtë aktivitet prandaj nuk ka dërguar monitorues. Në bazë të pamjeve nga protesta duket se gjatë arrestimit policia ka përdorur forcë në shpërputhje me rrezikun e paraqitur nga protestuesit. Për këtë arsye, KMDLNj kërkon nga Inspektorati Policor i Kosovës të bëjë hetime nëse Policia ka tejkaluar autorizimet zyrtare duke përdorur forcë të tepruar. KMDLNj e përkrahë çdo protestë paqësore që është në përputhje me ligjin, si instrument demokratik për realizim të drejtave të njeriut. Dhuna ndaj protestuesve për KMDLNj është e papranueshme dhe pamjet gjatë arrestimit janë shumë shqetësuese”, thuhet në njoftimin e KMDLNj-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Lajme
​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

Lajme
Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Lajme
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme
LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

Lajme
Kalo në kategori