LAJMI I FUNDIT:

Mbyti gruan e pronarit, çfarë tha në polici i arrestuari dy vite pas krimit

Mbyti gruan e pronarit, çfarë tha në polici i arrestuari dy vite pas krimit

Fatjon Karmeshtna, është person i arrestuar këtë të diel për vrasjen e Suela Sulës gati dy vjet më parë në Shkodër në mobilerinë e familjes së saj.

35-vjeçari punonjës i mobilerisë, sipas Prokurorisë, ka mbytur gruan e pronarit Sadedin Sula, me urdhër të këtij të fundit.

Burime nga Prokuroria konfirmuan për ‘Klan’ se Karmeshtna ka mohuar akuzat. Ai ka sqaruar se nuk lidhje me këtë histori dhe është larguar nga puna në mobilerinë e familjes Sula. Por për Prokurorinë, përfshirja e Fatjon Karmeshtnës në këtë ngjarje është e provuar shkencërisht.


Provë e pakundërshtueshme është analiza e ADN-së. Viktima para se të mbytej është përleshur me autorin dhe në thonjtë e saj janë gjetur mbetje. Ato janë krahasuar me mbetjet që 35-vjeçari ka lënë në grykën e një shisheje uji dhe përputhen plotësisht.

Një provë tjetër që implikon të arrestuarin janë dhe disa regjistrime audio të gjetura në telefonin e viktimës, ku Sadedin Sula flet me Fatjon Karmeshtën, me të cilin rezulton se ka një raport të ngushtë.

Ata bisedojnë për marrëdhëniet e Sulës me bashkëshorten dhe dyshimet e tij se ajo e tradhtonte.

35-vjeçari pritet të dalë të mërkurën para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë dhe Prokuroria do të kërkojë arrest me burg për të. Në Gjykatën e Krimeve të Rënda është duke u zhvilluar procesi në ngarkim të Sadedin Sulës për akuzën e vrasjes në familje.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori