Një pushues nga Kosova, i moshës 76-vjeçare është mbytur pasditen e sotme në plazhin e Shëngjinit.

Policia njofton se grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të saj.


“Sot, rreth orës 17:25, në plazhin e Shëngjinit, Lezhë,  dyshohet se është mbytur në det shtetasi J.B., 76 vjeç, banues në Kosovë.

Grupi hetimor ndodhet në  vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.