LAJMI I FUNDIT:

Mbyllja totale nga COVID-19, Muharremaj: Vendimet e Qeverisë duhet të respektohen

Mbyllja totale nga COVID-19, Muharremaj: Vendimet e Qeverisë duhet të respektohen

Kryetarët e komunave të Kosovës janë thirrur në takim virtual nga Ministria e Shëndetësisë për t’u informuar rreth masave të reja antiCOVID-19, e që parashihet edhe mbyllja totale për disa ditë. Masa këto që disa komuna nuk po i shohin si të duhura përshkak që rrezikohet ekonomia e shumë bizneseve.

Por ka dhe të tjerë kryetar të cilët thonë se vendimet e qeverisë duhet të respektohen e sidomos kur janë vendime të cilat vijnë si shkak i mbrojtëse së shëndetit të qytetarëve.

Është ky kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj i cili për KosovaPress thotë se në rend të parë është shëndeti i qytetarëve, por shton edhe se duhet të shihen hapat që do të ndërmarrin më tej.


Megjithëse për arsye teknike, Muharremaj nuk ka marrë pjesë në takimin virtual të kryetarëve të komunave që kishin me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Nuk kam marrë pjesë dhe nuk kam mundur me hy në online dhe nuk e di çka ka ndodhur në takim. Do të bisedojmë edhe njëherë me Asociacionin e Komunave pasi që unë sot nuk kam mundur me hy prej shtëpisë. Nuk di çka ka ndodhë, nuk kam kontakua me askënd për të kuptuar se çka ka ndodh”, tha Muharremaj.

Megjithatë, Muharremaj thotë se duhet të respektohen disa nga vendimet qe vijnë nga Qeveria dhe se në disa raste nuk mund të veprojnë “n’kry në vete”.

“Ne nuk mundemi ne me marrë vendim në krye tonë, duhet me kuptua këtë punë, këtu ka sistem dhe ne nuk mundemi të dalim ndryshe nëse Qeveria e Kosovës dhe MSH dalin me vendime të prera atëherë ne duhet t’i zbatojmë. Por edhe njëherë them se nuk mund të them detaje të sakta se si do të vazhdojmë. Nesër është festë, të shohim prej të martës si do të vazhdojmë. Ne nuk kemi marrë me shkrim asgjë dhe nuk kemi informata zyrtare”, tha ai.

Megjithëkëtë, Muharremaj pranon se mbyllja totale do të shkaktojë krizë tek bizneset.

“Te bizneset ndikon negativisht, por nëse është siguria e qytetarëve dhe shëndeti i tyre çdoherë është prioritet për ne. Bizneset me të vërtetë humbje të mëdha krijohen”, tha Muharremaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Drejtësi
Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Kronika e Zezë
Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Drejtësi
Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Lajme
Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

Lajme
Kalo në kategori