Komuna e Prishtinës po vazhdon punimet për asfaltimin e disa rrugëve dhe rregullimin e trotuareve.

Nga komuna e Prishtinës njoftojnë që gjatë ditës së sotme duke filluara në ora 8:00 Rruga “Hyzri Talla” do të jetë e mbyllur për qarkullim.


Mbyllja e rrugës po bëhet për shkak të asfaltimit të saj.

Nga komuna kanë kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve të cilët frekuentojnë këtë rrugë.

“E martë, rruga ‘Hyzri Talla’ do të jetë e mbyllur prej orës 8:00 për qarkullim për shkak të asfaltimit të saj. Ju lusim që gjate kësaj kohe të e planifikoni qarkullimin tuaj në rrugë alternative. Ju faleminderit për mirëkuptimin!”, thuhet në njoftimin e komunës. /Telegrafi/