Shamrock Rovers e ka mbyllur me epërsi (1-0) pjesën e parë përballë Ballkanit që po luhet në kuadër të fazës së kualifikimeve për në fazën e Ligës së Konferencës.

Ndeshja e parë kishte përfunduar 1-0 për skuadrën nga Suhareka në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa tani rezultati i përgjithshëm është 1-1.


Këtë përballje më mirë e filluan vendasit, që rrezikuan qysh në minutën e dytë, por Golubovic bëri një pritje të sigurt.

Por, në minutën e 16-të, Ismajlgeci lëshoi një goditje të fortë, duke goditur shtyllën.

Edhe Smajli provoi fatin e tij, por që McGinty i Shamrock bëri një pritje të mahnitshme.

Mbrojta e Ballkanit nuk ia doli të mbahej në minutat e fundit të pjesës së parë, pasi Rory Gaffney realizoi për 1-0 në minutën e 45+1-të.

Ballkani do të ketë shumë punë në 45 minutat e dytë, duke synuar që ta rikthejnë epërsinë dhe të kalojnë në play-off. /Telegrafi/

telegrafi sport app