Inspektorët e Komunës së Mitrovicës me përkrahjen edhe të Policisë së Kosovës, sot kanë ndërprerë punën në dy fabrika të këtij qyteti, veprimtaria e të cilave është përpunimi i vajrave motorike.
Sipas inspektorëve, përveç mungesës së dokumentacionit, këta operatorë prodhojnë helme toksike dhe rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.
Kryeinspektori Hysni Ahmeti, tha se me urdhër të kryetarit të Komunës, por edhe pas peticionit të qytetarëve për ndotje të ambientit, është marr vendim që këto dy fabrika të mbyllen përkohësisht, derisa të pajisen me dokumentacionin përkatës.
Sipas tij, gjithçka po bëhet për të mirën e qytetarëve dhe se është e patolerushme më ndotja e ambientit në qytetin e Mitrovicës nga ana e këtyre operatorëve.
“Kemi marr urdhër nga kryetari, por edhe si Drejtori e Inspekcionit, jemi duke bërë inspektimin e dy fabrikave të riciklimit të gomave. Nuk kanë pëlqim nga Drejtoria e Ambientit dhe pas peticionit të qytetarëve për ndotjen e ambientit, kemi marr vendim që t’i mbyllim përkohësisht derisa të pajisen me dokumentacion përkatës nga Ministria e Ambientit dhe Drejtorisë së Ambientit. Jemi duke e bërë për të mirën e qytetarëve të Mitrovicës për arsye se ndotja e ajrit ka qenë në nivel jashtëzakonisht të madh të premtën mbrëma. Na është dashur të intervenojmë me inspektorë për të inspektuar gjendjen momentale çfarë është këtu… Nuk mund të tolerojmë më këto fabrika me ndotë ambientin në komunën tonë”, ka thënë Ahmeti.
Në anën tjetër, Baki Baliu, njëri nga bashkëpronarët e kësaj fabrike, ka sqaruar se puna në këtë fabrikë aktualisht është vetëm në fazën testuese dhe jo prodhuese.
Ai bëri të ditur se Kompania ‘Sirius Eko-tek’ nga Austria, e cila është e licencuar në tërë botën për matjen e ndotjes, ka bërë verifikimin këtu dhe ka konstatuar se nuk ka mbetje dhe as ndotje të ambientit.
Baliu ka akuzuar individë të caktuar, por nuk ka dashur të përmend emra, se po ndikojnë me qëllim për t’ia ndalur punën.
“Ne nuk jemi në prodhim, por në testim. Pa u kry testimi komplet ne nuk marrim leje të prodhimit deri t’i plotësojmë të gjitha kushtet. Të gjitha kushtet janë të plotësuara, tash pritet vetëm të vinë nga Ministria e Mjedisit me na dhënë pëlqimin për prodhim. Kështu që mbetje nuk ka, ndotje nuk ka, këto janë rrena dhe propaganda të disa individëve të caktuar, të cilët kanë ndikim pikërisht në këtë grup. Ministria dhe Komuna kanë pajisje, mund të vinë dhe ta bëjnë vlerësimin pa neve… Kompania ‘Sirius Eko-tek nga Austria e cila është e licencuar në tërë botën për matjen e ndotjes, kanë qenë këtu dhe kanë bërë verifikimin. Nuk ka asnjë mbetje, e kemi edhe me shkrim. Në bazë këtyre analizave shtetërore austriake që nuk ka mbetje dhe ndotje… Nëse kanë ndonjë provë këta, ose ndonjë dëshmi që ka ndotje, ne ta sjellin dhe po e zgjidhim problemin”, theksoi Baliu.
Ndryshe, qytetarët e disa lagjeve të jugut dhe veriut të Mitrovicës, si ‘Lagjes së Boshnjakëve’, ‘2 Korriku’ dhe të Shupkovcit, përveç se protestuan disa herë në të kaluarën, ata kanë nënshkruar edhe një peticion për ndërprerjen e punës së këtyre operatorëve, për shkak të ndotjes së ambientit, respektivisht të ajrit nga operatorët.
Sipas tyre, këta operatorë zakonisht punojnë ditëve të festave, të shtunave e të dielave, si dhe natën vonë kur ka mjegull dhe të reshura, për t’iu ikur syve të inspektorëve të Komunës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri