Mospërmbushja e obligimeve financiare ndaj avokatëve ka bërë që pas një muaji, mbrojtja ligjore e Hashim Thaçit, i akuzuar për krime lufte nga Gjykata Speciale, të reduktohet në një avokat.
Ministria e Drejtësisë i ka paguar ekipit mbrojtës të Thaçit mbi 3.5 milionë euro, por kjo shumë duket e pamjaftueshme.
Në një komunikatë për media ditë më parë, fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”, shprehu shqetësimin rreth udhëzimit të ri administrativ të Ministrisë së Drejtësisë dhe ndërprerjen e kontratës së ekipit mbrojtës të Thaçit.
Pas një muaji, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të mbrohet vetëm nga një avokat.
Kjo pasi ekipi mbrojtës i Thaçit, në krye me avokatin kryesor Gregory Kehoe, ka kërkuar tërheqjen nga përfaqësimi i tij në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Shkak për këtë është bërë mospërmbushja e obligimeve financiare.
Ndonëse Ministria e Drejtësisë ia ka paguar ekipit mbrojtës të Thaçit mbi 3.5 milionë euro, kjo po duket e pamjaftueshme.
Lidhur me këtë, MD-ja ka thënë se kjo bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe se pagesa bëhet vetëm për avokatët me të cilët ka marrëveshje.
Por kjo ministri, sipas ndryshim-plotësimit të Udhëzimit të ri Administrativ, i cili më 30 janar 2024 ka përfunduar konsultimin publik, parasheh kategorizime dhe limitet e pagesave për avokatët mbrojtës në bazë të rastit që kanë, ku vlera më e lartë arrin në 110 mijë euro për muaj.
Për këtë, avokatët e akredituar në Dhomat e Specializuara në Hagë thonë se ndryshimet në udhëzim mund të ndikojnë në procesin gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve.
“Mund të ndikojë sepse avokatët edhe në të kaluarën edhe tani kërkesat e tyre ka qenë shumë të mëdha për pagesat e MD-së dhe normal që do t’ua vështirësojë punën klientëve dhe avokatëve të tyre nëse nuk kanë dhe atëherë duhet të shihet një alternativë tjetër ose nga fondet e veta ose të kërkojnë edhe prej gjykate që sipas detyrës zyrtare t’ia financoi mbrojtësit e tyre”, tha Taulant Hodaj, avokat.
Kjo nuk është hera e parë që avokatët e Thaçit tërhiqen dhe kjo sipas Hodajt, është interesante.
“Po është interesante kjo po përcillet nga avokatët e Thaçit të cilët kanë dhënë dorëheqje dhe kjo nuk është mirë për procesin”, tha Hodaj.
Ndërkohë, në një komunikatë për media ditë më parë, fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit” ka shprehur shqetësimin rreth Udhëzimit të ri Administrativ të Ministrisë së Drejtësisë dhe ndërprerjen e kontratës së ekipit mbrojtës të Thaçit.
Për këtë udhëzim MD-së ka reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut. Sipas tyre, udhëzimi shkel rëndë të drejtat e njeriut të personave të privuar nga liria në Hagë, duke ua pamundësuar mbrojtjen efektive, si njëra ndër të drejtat elementare të njeriut.
E nga Ministria e Drejtësisë kanë thënë se me këtë udhëzim synohet të përmirësohen të gjitha mangësitë e identifikuara deri më tani në kuadër të legjislacionit ekzistues.
“Në këtë Udhëzim Administrativ është bërë rishikimi i tarifave, gjë e cila është bërë në konsultim me ekspertët dhe është në interes të Republikës së Kosovës”.
Sidoqoftë, RTK ka folur edhe me disa prej familjarëve të krerëve të tjerë të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, nëse kanë probleme me pagesën e ekipeve mbrojtëse, por që nuk e kanë mohuar e as pohuar një gjë të tillë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?
Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!