LAJMI I FUNDIT:

Mbrojtja e Vushtrrisë më e mira në Superligë

Mbrojtja e Vushtrrisë më e mira në Superligë

Vushtrria e ka nisur mirë edicionin e ri të garave në Superligë. Pas tetë xhirove që kjo skuadër ka zhvilluar deri më tani ka arritur t’i grumbullojë 12 pikë, duke u renditur kështu e katërta në tabelë.

Ekipi ‘bardhekaltër’ ka me çka të mburret pasi që në tetë takimet e zhvilluar deri më tani, ka pranuar vetëm tre gola, duke u bërë kështu ekipi me mbrojtjen më të mirë deri tani. Për këtë ecuri të mirë të skuadrës së Vushtrrisë ka folur mbrojtësi, Mehmet Gerxhaliu, transmeton gazetaolle.

“Padyshim që ky suksesi i takon bashkërisht gjithë skuadrës. Mendoj që përparësia te mbrojtja qëndron sepse në këtë repart jemi të njëjtit futbollist të cilët kemi qenë edhe sezonin e kaluar.

Duke qenë se jemi të gjithë vendas, ne njohim shumë mirë njëri tjetrin, ky fakt ka ndikuar padyshim në komponim e skuadrës. Thjeshtë përvoja e krijuar në Superligë po ndikon që në çdo edicion të paraqitemi më të suksesshëm.


Po shpresoj që edhe në xhirot e ardhshme të vazhdojmë të mos pësojmë gola,e në këtë mëyrë të mundohemi që të nxjerrim sa më shumë rezultate pozitive në favor të skuadrës tonë”, ka thënë për KosovaLive, mbrojtësi Gërxhaliu.

Në javën e nëntë në ligen elitare, skuadra e Vushtrrisë do të jetë mysafire e skuadrës së Gjilanit.