Drita ka marr në barazim të madh pa gola (0-0) ndaj belgëve të Royal Antwerp në kuadër të ndeshjes së parë të raundit të dytë kualifikues në Ligën e Evropës.

Pjesa e par është dominuar e gjitha nga vendasit belg, të cilët kanë krijuar shumë, por pa arritur ta gjejnë rrjetën, pasi Drita është mbrojtur mirë.


Posedimi i topit gjatë 45 minutave të parë ishte 59 për qind në këmbët e vendasve dhe 31 për qind në këmbët e futbollistëve të Dritës.

GetPaidStock.com 62d993c0a6ce7

Antwerpi në këtë pjesë pati 13 tentime nga to dy goditje në portë, ndërsa Drita e mbylli pjesën e parë pa asnjë tentim apo goditje.

Lojtarët e Dritës ishin katër herë në pozitë jashtë loje, pas loja bazohej në kundërsulme.

GetPaidStock.com 62d993e45e425

Me të filluar pjesa e dytë Drita kishte një rast të mirë me Arbnr Mujën, por goditja e tij ishte qendrore.

Në anën tjetër vendasit kishin disa raste, por Faton Maloku ishte në vend, ndërsa disa goditje shkuan jashtë.

Deri në fund edhe pse belgët provuan në të gjitha mënyrat, mbrojtja e Dritës nuk u thye dhe morën një barazim të madh ndaj Antwerpit.

GetPaidStock.com 62d9940519c3f

Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave në “Fadil Vokrri”./Telegrafi/

telegrafi sport app