Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka marrë pjesë në sesionin informues mbi bursat britanike Chevening, të organizuar nga Chevening Alumni Foundation në Kosovë, në bashkëpunim me Ambasadën Britanike dhe organizatën Activism Roots.

Në këtë ngjarje, Gjini tha se këtë herë ishte pjesëmarrës jo në cilësinë e kryetarit, por si ish-përfitues i bursës Chevening, e cila tash e mbi dy dekada u ofron studentëve kosovarë mundësi të jashtëzakonshme për studime në Mbretërinë e Bashkuar.


Ai u bëri thirrje studentëve të aplikojnë dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi unike, duke dhënë edhe një mesazh motivues.

“Mos u ndalni së lexuari, mos u kurseni në studime dhe mos hezitoni të komunikoni. Këto janë bazat që hapin horizonte të reja. Aplikoni dhe bëhuni pjesë e 10 përfituesve nga Kosova”, ka shkruar Gjini në llogarinë e tij zyrtare në Facebook. /Telegrafi/