LAJMI I FUNDIT:

Mbretëria e Bashkuar me një takim urgjent COBRA për të diskutuar situatën në Liban

Mbretëria e Bashkuar me një takim urgjent COBRA për të diskutuar situatën në Liban

Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, ka kryesuar një takim urgjent COBRA për të diskutuar situatën në Liban dhe për t’u siguruar që Mbretëria e Bashkuar është e përgatitur për çdo përshkallëzim që mund të kërkojë evakuimin e shtetasve të saj.

Bëhet e ditur se Lammy dhe ministra të tjerë u takuan këtë mëngjes pas një vale të paprecedentë sulmesh kundër pajisjeve të komunikimit të Hezbollahut – për të cilat grupi ka fajësuar Izraelin – të ndjekur nga një raund i madh sulmesh ajrore izraelite.

Ky takim vjen pasi diplomati i lartë donte të sigurohej që Mbretëria e Bashkuar është e përgatitur për çdo eventualitet, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.


Siç raportohet, ushtria ishte vënë në gatishmëri gjatë verës për të nisur një evakuim urgjent të shtetasve britanikë nga Libani kur tensionet midis Izraelit dhe Hezbollahut u përshkallëzuan më parë.

Dy anije ishin në rajon dhe gati për t’u përdorur.

Trupa shtesë u vendosën në një bazë të Forcave Ajrore Mbretërore në Qipro për të ndihmuar me çdo evakuim.

Ky nivel gatishmërie u zbut pak javët e fundit pasi kërcënimi i përshkallëzimit të menjëhershëm mendohej se kishte kaluar, por luftanijet mbetën në rajon.

Ndërsa tani, mendohet se gatishmëria do të rritet përsëri pas shpërthimit të fundit të tensioneve.

Megjithatë, takimi është thjesht një planifikim i kujdesshëm për t’u siguruar që Mbretëria e Bashkuar është e gatshme për reagim.

Pra, nuk është shenjë i ndonjë operacioni të afërt evakuimi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Botë
Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Botë

"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

Botë
Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Evropa
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori