LAJMI I FUNDIT:

Mbretëria e Bashkuar miraton pilulën kundër COVID-19

Mbretëria e Bashkuar miraton pilulën kundër COVID-19

Pilula e parë e krijuar për ta trajtuar COVID-19 është miratuar nga rregullatori i barnave në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, pilula – molnupiravir – do t’u jepet dy herë në ditë pacientëve të rrezikuar të cilat janë diagnostikuar së fundmi me sëmundjen e COVID-19.

Në provat klinike, pilula, e krijuar fillimisht për të trajtuar gripin, zcvogëlon rrezikun e shtrimit në spital dhe vdekjen për gjysmë.


Sekretari i Shëndetësisë, Sajid Javid, tha se trajtimi ishte një “ndryshues i lojës” për njerëzit e ndjeshëm si dhe me ata me imunitet të dobët.

“Sot është një ditë historike për vendin tonë, pasi Mbretëria e Bashkuar është vendi I parë në botë që miraton ilaçin antiviral që mund të merret në shtëpi për të trajtuar COVID-19”, ka thënë ai në një deklaratë.

Molnupiravir, i zhvilluar nga kompanitë amerikane të barnave Merck, Sharp dhe Dohme (MSD) gjithashtu dhe Ridgeback Biotherapeutics, është ilaçi i parë antiviral oral për COVID-19, i cili mund të merret si pilulë në vend që të injektohet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Trump thotë se armëpushimi duhet të anulohet nëse Hamasi nuk liron pengjet deri të shtunën

Trump thotë se armëpushimi duhet të anulohet nëse Hamasi nuk liron pengjet deri të shtunën

Botë
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë, thonë shkencëtarët

Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë, thonë shkencëtarët

Botë
Mësuesja godet me thikë për vdekje një tetëvjeçare në Korenë e Jugut

Mësuesja godet me thikë për vdekje një tetëvjeçare në Korenë e Jugut

Azia
Kalo në kategori