Veshja dhe sallonet e duhura janë gjithçka që ju nevojitet
Mbretëresha Letizia e Spanjës është dikush që përcakton stilet e modës, e gjitha sepse ajo me të vërtetë e di se çfarë duket mirë në trupin e saj.
Mbretëresha Letizia dhe bashkëshorti i saj Filipe pritën përfaqësuesit e Kryqit të Kuq në pallatin e tyre në Madrid dhe me atë rast kjo bukuroshe kishte veshur një fustan pesëvjeçar, transmeton Telegrafi.
Bëhet fjalë për një fustan midi mëndafshi nga marka e modës Sandro. Fustani jeshil me jakë V dhe fund me plis i zgjati siluetën, ndërsa gjatësia midi theksonte sallonet elegante.
Ky model fustani përshtatet në mënyrë perfekte pothuajse të gjitha llojet e trupit femëror, prandaj është edhe më popullor.
Nëse dëshironi të visheni për një rast të veçantë, kopjoni stilin e Mbretëreshës Letizia dhe mos u shqetësoni!
/Telegrafi/