LAJMI I FUNDIT:

MBP ngrit padi penale ndaj katër të punësuarve në Komunën e Prilepit

MBP ngrit padi penale ndaj katër të punësuarve në Komunën e Prilepit

MPB njofton se ka ngritur padi penale kundër katër personave të punësuar në Komunën e Prilepit, kundër menaxherit të “Pelagonija Tours” nga Prilepi dhe një topografi të autorizuar i punësuar në GPS “Premer” DOOEL Prilep për keqpërdorim të pozitës zyrtare, me çka ka dëmtuar buxhetin e Maqedonisë për 7.995.000 denarë.

Paditë penale janë ngritur kundër I.K (61) i punësuar si udhëheqës i sektorit për urbanizëm në Komunën e Prilepit, I.Ç (66) gjithashtu i punësuar në sektorin e urbanizmit, K.B (60) anëtar në Komisionin për vërtetimin e gjendjes faktike gjatë procedurës së legalizimit, B.V (62) gjithashtu anëtar në Komisionin për vërtetimin e gjendjes faktike, S.K menaxher i “Pelagonija Tours” dhe P.I (50) topograf i autorizuar u punësuar në GPS “Premer” në Prilep, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“I.K më 25 gusht 2011 deri 22 nëntor 2013, në marrëveshje me të paditurit tjerë kanë marrë veprime, që çdo njëri në kuadër të kompetencave të veta të legalizojnë objekt afarist, i cili sipas ligjit nuk ka qenë e mundur të legalizohet. Në këtë mënyrë në kundërshtim me ligjin, ata kanë mundësuar personit juridik të “Pelagonija Tours” të jetë pronar i objektit afarist në rrugën “Marshall Tito”, i cili ndodhet në katin përdhesë të një ndërtese banimi në Prilep dhe kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për 7.995.000 denarë”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Lajme
Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Lajme
Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme
Kalo në kategori