Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në orën 11:00, ndërkaq në rend dite është pika e papërfunduar nga seanca plenare e 22 dhe 28 korrikut 2021 për votimin e rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të ndërmarrjes Hortikultura për vitin 2020.
Pika e dytë e rendit të ditë ka të bëjë me pikat e papërfunduara nga seancat plenare më 16, 19, 21, 28 korrik dhe 6 gusht 2021, për votimin e Projektligjit për ratifikimin e amendamentimit të marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime, për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10.
Po ashtu në rend dite është votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet MASHTI-t dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+), votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni.
Kryesia e Kuvendit për shqyrtim do të ketë edhe pikën e papërfunduar nga seanca plenare e datës 19 tetor 2021, për votimin e raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për 2020, pikat e papërfunduara nga seancat plenare, 18, 19, 22 dhe 23 nëntor 2021, për votimin e raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për 2020, votimi i raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për 2020, votimi i raportit vjetor të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës për 2020, votimi i raportit vjetor Financiar të Buxhetit të Kosovës për 2020.
Votimi i raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për 2020, shqyrtimi i propozim-vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “KOSMONTE FOODS”, votimi për emërimin e kryetarit dhe katër anëtarëve të Bordit të Organin Shqyrtues të Prokurimit, votimi për përzgjedhjen e një kandidati për anëtar jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore, si dhe zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.
Kryesia e Kuvendit pritet të caktojë edhe datën për seancën e re plenare, ku në rend dite janë këto pika:
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Qeverisë së Zvicrës përfaqësuar nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme përmes Agjencisë Zviceranë për Zhvillim dhe Bashkëpunim mbi programin Menaxhimi i Integruar i Burimeve Ujore në Kosovë,
Propozimi i dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Pijet e forta alkoolike,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbeturina,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural,
Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për miratimin e taksave vjetore për vitin 2022,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Parashikimi i motit për fundjavë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë