Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës, ndërsa në rend dite ndër të tjera është regjistrimi i një partie dhe pezullimi i një tjetre.

Mbledhja e KQZ-së do të mbahet në ora 13:30.


Rendi i ditës:Hyrje: Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së; Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit Nr. 37/2024; Aktivitetet e Zyrës: Rekomandimi për pezullimin e partisë politike GRAÐANSKA INICIJATIVA GORE,  me akronimin GIG; Rekomandim për regjistrimin e partisë politike LËVIZJA PËRPARIMTARE E ROMËVE TË KOSOVËS; Rekomandim për privim të përfitimit të mjeteve financiare nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike për subjektin politik PARTIA E ASHKALINJËVE PËR INTEGRIMRaport i Këshillave të KQZ:Këshilli për Operacione Zgjedhore Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit për asgjësimin/ shkatërrimin e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 21 prillit 2024. Shqyrtimi dhe miratimi i udhëtimit zyrtar në Republikën e Shqipërisë lidhur me projektin për transparencë zgjedhore. Të ndryshme. /Telegrafi/