Depozitat e mëdha dhjamore në zonën e belit janë të rrezikshme për shëndetin, madje mund të rrisin rrezikun e shfaqjes së sklerozës tek njerëzit në moshë madhore. Ky është konkluzioni i një studimi të botuar në prill të këtij viti. Studimi u krye në Korenë e Jugut dhe në të morën pjesë 473.000 njerëz mbi moshën 65 vjeçare.
Në harkun kohor të mbi gjashtë viteve, 13 për qind e pjesëmarrësve në studim u diagnostikuan me demencë, transmeton AgroWeb.
Prevalenca e kësaj sëmundjeje ishte më e madhe në mesin e meshkujve që kishin një indeks të shëndetshëm të masës trupore por një bel më të gjerë se një 90 centimetra.
Çfarë është demenca
Sipas Institutit të Shëndetit Publik, demenca është një term që përshkruan një grup simptomash: si humbja graduale e kujtesës, rënia e aftësisë për të menduar dhe arsyetuar, si dhe problemet me komunikimin.
Rreziku i demencës përfshin:
• Moshën
• Trashëgiminë gjenetike
• Përdorimin e tepruar të alkoolit
• Hipertensioni
• Duhanpirja
• Kolesteroli i lartë
• Ngushtimin e enëve të gjakut
Demenca konsiderohet ndër sëmundjet më të keqinterpretuara ditët e sotme për arsyen se disa mendojnë që ajo vjen me moshën dhe për pasojë nuk ka trajtim ose ngatërrohet me sëmundjen Alzheimer.
Roli i mbipeshës te ky grup i sëmundjeve
Studiuesit e lartpërmendur arritën në konkluzionin se përmasat e belit tek njerëzit në moshë madhore dhe në moshën e tretë janë shumë herë më të rëndësishme se indeksi i masës trupore.
Kjo për arsyen sepse në moshën e tretë, njerëzit humbasin masën muskulore dhe kanë më shumë depozita dhjamore jo domosdoshmërisht duke shtuar në peshë.
Grumbullimet dhjamore në zonën e belit janë të rrezikshme jo vetëm për sëmundjet që prekin trurin por edhe sëmundjet e zemrës dhe diabetin.
Sikur të mos mjaftonte kjo, studiuesit paralajmërojnë se njerëzit që janë të shëndoshë në pjesën e barkut kanë një volum më të vogël të trurit. Depozitat e dhjamit në këtë zonë, sipas ekspertëve, zbehin performancën e trurit, ulin vëmendjen por edhe aftësinë për të perceptuar ndryshime dhe ngjashmëri mes objekteve të ndryshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të ulurit në këtë mënyrë mund të na sigurojë fleksibilitet dhe lëvizshmëri më të mirë të ijëve, thonë mjekët
Shumë njerëz besojnë se sëmuren për shkak të të ftohtit – është kjo e bazuar shkencërisht apo një mit?
E thonë edhe ekspertët, ja periudha më e mirë për të pirë kafe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri