Mbi 2 milionë udhëtarë kanë qarkulluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, deri në muajin e shtatë të vitit 2024.
Derisa vetëm në gjysmën e parë të muajit gusht ky aeroport pati mbi 200 mijë udhëtarë vajtje ardhje.
Zëdhënësja në Aeroportin e Prishtinës, Valentina Gara në një prononcim për KosovaPress, thotë se këtë vit është rritur për rreth 20 për qind qarkullimi i numri i udhëtarëve.
Ajo potencon se vendet më të frekuentuara janë Zvicra, Gjermania, Turqia dhe Austria, të cilat pasohen nga disa shtete të tjera.
“Nga janari deri në muajin korrik kemi pasur një rritje të numrit të udhëtarëve. Deri më tani kemi pasur vajtje-ardhje diku rreth 2.2 milionë udhëtarë. Ndërkaq, në muajin gusht deri më datën sot kemi mbi 200 mijë udhëtarë vajtje- ardhje që janë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Ne kemi diku një rritje të numrit të udhëtarëve, vetëm në gjashtëmujorin e parë diku rreth mbi 20 për qind, në krahasim me periudhën e njëjtë të viti të kaluar. Sa i përket destinacioneve, destinacionet më të frekuentuara, apo fluturimet që kanë më së shumti numër të udhëtarëve, janë nga Zvicra. Pastaj pasohet nga Gjermania, Turqia, Austria dhe destinacionet e tjera”, thotë Gara.
Ndër të tjera, Gara potencon se pas fluksit të madh të udhëtareve pas liberalizmit të vizave, Aeroporti i Prishtinës ka rritur kapacitetet e tij sa i përket infrastrukturës dhe burimeve njerëzore.
“Sa i përket procesimit të udhëtarëve apo funksionit të duhur të aeroportit pas liberalizimit të vizave, ne kemi kapacitete të mjaftuara dhe normalisht që me rritjen e numrit të udhëtarëve rrisim edhe këto kapacitete si ato të burimeve njerëzore, po ashtu edhe ato të infrastrukturës. Me datën 3 (gusht) kemi inauguruar shtimin e daljeve, kemi pasur 8 më parë, tani janë 12. Është rritur një hapësirë fizike në Aeroportin e Prishtinës për të procesuar sa më lehtë dhe për të përballuar këtë fluks të udhëtarëve”, potencon Gara.
Ndërkaq, bashkatdhetarët thonë u mungon vendlindja e tyre dhe se shprehën dëshrën për t’u kthyer në Kosovë.
Erona Gacaferri thotë se nga mosha 15 vjeçare ka shkuar në Gjermani, porse nuk përjashton mundësinë për t’u kthyer në Kosovë për të jetuar.
Ajo tregon se ende nuk është vizituar nga familjarët edhe pas liberalizmit të vizave.
“Sa herë të vijmë këtu kemi qejf të rrimë, të shfrytëzojmë pushimin. Ishim edhe në deti më Durrës rreth 5 ditë, shumë mirë kemi kaluar edhe atje. Jam mërzitur se kam familjarë edhe këtu, kam gjyshin, agjallarët, hallën. Babi, motrat dhe vëllezërit janë në Zvicër… Ende s’ka ardhur askush pr vizitë, se familjarët e mijë kanë ardhur edhe më herët, kur ka qenë pa viza. Normal edhe familjarët e burrit ndoshta vijnë, kemi dëshirë, i kemi thirrë. Por, edhe ata me punë tash janë në Kosovë. Ne kemi dëshirë t’i presim mysafirët…Çfarë ju pëlqen më së shumti në Kosovë? Nuk e di vendi, veç me qenë në Kosovë, na merr malli gjithë. A ishit kthyer në Kosovë për të jetuar. Po, pse jo… Unë kam jetuar deri në moshën 15 vjeçare në Kosovë, pastaj kam shkuar në Zvicër. Ka qenë babi më herët, isha kthyer të jetoj, pse jo”, tregon Gacaferri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës