Mbi 80 për qind e buxhetit për vitin 2019 të ndërmarrjes publike “Stacioni i Autobusëve”, janë shpenzuar vetëm për paga. Raporti i Auditorit thekson se në këtë ndërmarrje publike janë evidentuar një numër i madh i punëtorëve me kontratë mbi vepër, dhe kontrata me kompani, ku janë shfrytëzuar për blerje të telefonave për persona të afërm. Veç tjerash, ka pasur zyrtarë financiarë, të cilët jashtëligjshëm ia kanë ngritur pagën vetes.
Për anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, të gjeturat e raportit të Auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare 2019 janë shqetësuese. Sipas tyre, këto të gjetura tregojnë se gjatë vitit të kaluar ka pasur keqpërdorime. Këta të fundit patën kritika për bordin aktual dhe kryeshefin e kësaj ndërmarrje, meqë gjatë komisionit kishin arsyetuar këto të gjetura, duke thënë se nuk kanë qenë në udhëheqje të saj.
Një gjë të tillë e tha edhe anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Hajnuni, e cila theksoi se të gjeturat nënvizojnë se parat e mbledhura te biletave nuk janë dorëzuar në fund të ditës.
“Mjetet e mbledhura nga shitja e biletave dhe mos-dorëzimi në kohë. Ne e kuptojmë që sipas rregullores duhet që mjetet të dorëzohen në ora 15:00 secilën ditë, dhe mund të kuptojmë që brenda një dite mund të ketë hapësirë ose mund të ketë problematikë të mos dorëzohen këto mjete. Por, është e kuptueshme që këto mjete të vonohen për shtatë ditë dhe mundësia për keqpërdorimin e tyre është e madhe. Unë besoj që këto mjete duhet të dorëzohen në xhirollogarinë e ndërmarrjes, nëse jo brenda ditës, atëherë të bëhet patjetër nesër dhe jo të vonohen shtatë ditë”, theksoi ajo.
Ajo ka ngritur shqetësimin edhe të pagesës së mjeteve shtesë për punëtorët me kontratë mbi vepër.
“Punëtorët me kontratë mbi vepër kontraktohen për shërbime të veçanta, kanë pagë fikse që jepet prej mallrave dhe shërbimeve, jo prej pagave dhe mëditjeve. Por, e di që shpesh herë kjo keqpërdoret nga institucionet e shtetit sepse këta punëtorë apo kjo mundësi e kontraktimit të punëtorëve, duhet të shfrytëzohet vetëm në rastet kur institucioni ose ndërmarrja e juaj ka deficit të një profesioni të caktuar. Në këtë rast kisha pas qejf për ta ditur se sa punëtorë janë marrë me kontratë mbi vepër dhe cilat janë profesionet e tyre. Çka ka deficit ndërmarrja, që nuk mund të shpallë procedurën e rekrutimit?”, ka shtuar ajo.
Kryeshefi i Stacionit të Autobusëve, Luan Hoti tha se kjo ndërmarrje ka trashëguar disa kontrate mujore në vlerë 1 mijë euro, ku janë blerë telefona për persona të afërm.
“Në ndërmarrjen publike janë evidente, sidomos telefonat të cilat kanë qenë për t’i blerë. Asi lloj kontrate ne kemi gjetur me IPKO-n për dy vjet që është paguar një vlerë prej 1 mijë euro. Ne e kemi treguar se janë blerë shumë iPhone, është një dukuri të cilën e kam hasur në ndërmarrjen publike dhe para se të ardhur këtu. Blinin iphone, dhuronin iphone shoku-shoqes. Dhe ne kemi hasur këtë lloj kontrate. Mirëpo ne e këputem këtë lloj kontrate”, tha ai.
Veç tjerash, Hoti theksoi se kjo ndërmarrje nuk është menaxhuar mirë, meqë 80 për qind e pagave kishin shkuar për paga.
“Kanë qenë rreth 100 punëtorë, dhe normal që 83 për qind apo 85 për qind të të gjitha shpenzimeve kanë shkuar vetëm në paga. Me ndryshimin e menaxhmentit kemi filluar t’i bëjmë disa përmirësime të cilat kanë qenë evidente, por ka shumë gjëra të cilat për një natë të rregullohen”, tha ai.
Raste të tjera të keqpërdorimit, Hoti i ka përmendur edhe gjatë udhëheqjes së tij, kur një zyrtar financiar ia kishte rritur pagën vetes.
“Unë kur e kam marrë detyrën nuk kam pasur as zyrtar kryesor financiar të thesarit, as nuk kam pasur sekretar, kanë qenë disa punëtorë, të cilët e kanë shpallur vetveten aty në pozita të tjera, dhe unë e kam angazhuar me rekomandim edhe të bordit e kemi një angazhuar një person i cili ka pasur përvojë me ndërmarrje publike, mirëpo fatkeqësisht personi i caktuar i ka vendosur vetes pagë një shumë të caktuar. Unë sinqerisht si kryeshef nuk e kam parë, sepse ai ka qenë ai zyrtar kryesor financiar, i cili për një kohë të caktuar e ka pasur një rol. Dhe kjo ka qenë pasojë edhe pse ai nuk është zgjedhur kur e kemi shpallur konkursin publik. Kjo ka qenë një penalizim i personit”, deklaroi ai.
Edhe vetë kryesuesi i bordit të Stacionit të Autobusëve, Faton Raci para anëtarëve u shpreh se shpenzimet më të mëdha kanë qenë për paga.
“Shpenzimet në vitin 2018 kanë qenë 893 mijë e 308, vetëm për paga. Ne këtë e kemi ulur në 829, 498 në vitin 2019. Shpenzimet administrative kanë qenë 18 mijë e 185, i kemi ulur në 15 mijë e 847. Shpenzimet për shërbime telefonike i kemi gjetur 10 mijë e 694 euro, i kemi ulur në 8 mijë e 649 euro”, tha ai.
Kryetari i Komisionit, Bedri Hamza tha se raporti tregon se kjo ndërmarrje ka vend për shumë përmirësime. Ndërsa, deputetja Besa Gaxherri tha se bordi aktual dhe kryeshefi duhet të ngrenë padi për keqpërdorimet që janë bërë deri më tani në këtë ndërmarrje publike./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi
Nënshkruhet kontrata për zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt, Aliu: Projekt në vlerë 16,4 milionë euro
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
PostCHAT ju pret!
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje