Fondi për sigurim shëndetësor i Maqedonisë njofton se projekti ''Fondi kujdeset për të sëmurët kronik'' vazdhon të zbatohet me sukses, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përmes thirrjeve telefonike, sms porosive dhe postave elektronike, FSSHM-ja ka kontatuar deri tani 68.502 të siguruar me diabet, sëmundje kardiologjike dhe të veshkave, si pjesë e projektit për kujdes ndaj të sëmurëve kronik.


Nga FSSHM-ja theksojnë se dhjetë ekipet e tyre që i kontaktojnë të siguruarit, që nga 1 tetori i vitit 2015, vazhdojnë me këtë projekt dhe janë pritur mjaft pozitivisht./Telegrafi/