Kosova vazhdon të ketë shkallë të lartë reale të korrupsionit, mbi 46 për qind e bizneseve në Kosovë e shohin korrupsionin si sistematik dhe mbi 60 për qind e tyre nuk e raportojnë pasi që frikësohen se do t’iu hakmerren, madje fajtor për këtë e bëjnë sundimin e dobët të ligjit. Megjithatë, bizneset shumë pak e raportojnë bizneset atë në autoritet përkatëse.
Kështu u tha sot në prezantimin e të gjeturat e studimit rreth perceptimit të korrupsionit sipas bizneseve, i cili është bërë nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me Programin Aktiviteti për Drejtësi Komerciale të USAID.
Ardita Hajra nga Oda Ekonomike tha se në bazë të respodentëve, 40 për qind e bizneseve të përfshirë në studim, nuk janë të vetëdijshëm që mund të raportojnë korrupsionin në mënyrë anonime. E mbi 60 për qind e tyre frikësohen se do t’iu hakmerren.
“78 për qind e bizneseve nuk kanë raportuar raste të korrupsionit, derisa vetëm 22 për qind kanë raportuar. 63.67 për qind nga frika e hakmarrjes nga institucioni përkatës, kurse 46.88 për qind mungesa e besimit në institucionet gjyqësore”, tha Hajra.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka tha se studimi sjell të gjetura që duhet të shihen me shqetësim nga qytetarët e vendit. Sipas tij, në Kosovë ka shkallë të lartë reale të korrupsionit.
“Këto rezultate do të na mundësojnë të masin progresin nga viti në vit. Ajo çfarë mbetet shqetësuese është që ekziston një prani e madhe e korrupsionit real. Bizneset vazhdojnë të ngurojnë të raportojnë korrupsionin të institucionet relevante. Bizneset janë të vetëdijshme që korrupsioni ndikon në investimet e huaja direket. Pa luftimin e korrupsionit ne vetëm do t’i tërheqim investimet amerikane e evropiane”, ka thënë Zeka.
Drejtor i Programit Aktiviteti për Drejtësi Komerciale të USAID, Chris Thomson tha se ky projekt po synon të zvogëlojë mundësitë për korrupsion.
“Të themelohet një gjykatë komerciale nga qeveria në formim. Kam qenë i impresionuar me rezultatet, kemi pasur një përqindjen të madhe të mos besimit. Këto rezultate do të jenë indikator për projektin tonë dhe prioritetet tona”, tha ai.
Përmes këtij studimi është mësuar se cili është perceptimi i bizneseve për korrupsionin në Kosovë, cili është niveli i korrupsionit real, cilat janë institucionet me praninë më të madhe të korrupsionit, për çfarë arsyesh bizneset përfshihen në korrupsion, sa për qind e bizneseve të cilat ballafaqohen me korrupsion e raportojnë atë tek autoritetet përkatëse, cilat janë arsyet që dekurajojnë bizneset nga raportimi i rasteve të korrupsionit, etj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë