LAJMI I FUNDIT:

Mbi 540 persona u arrestuan në një operacion të madh të EUROPOL-it, konfiskohen më shumë se 63 milionë euro

Mbi 540 persona u arrestuan në një operacion të madh të EUROPOL-it, konfiskohen më shumë se 63 milionë euro

Më shumë se 6,500 kontrolle dopingu u kryen në të gjithë Evropën gjatë Operacionit Mburoja II.

Operacioni Mburoja II, i koordinuar nga Europol, është një përpjekje globale për tregtimin e barnave të falsifikuara dhe keqpërdorimin e tyre si dhe substancave doping.

Aksioni përfshiu gjithashtu agjencitë e zbatimit të ligjit nga 26 vende (19 vende anëtare të BE-së dhe shtatë vende të treta), Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), Agjencia Botërore kundër Dopingut dhe sektori privat. Operacioni u zhvillua nga 1 prilli deri më 15 tetor të këtij viti, transmeton Telegrafi.


Përdorimi i paligjshëm i barnave jashtë kuadrit mjekësor, ul kërkesën për tregtimin e barnave në mënyrë të paligjshme përmes recetave të falsifikuar. Barnat abuzohen për një sërë arsyesh, duke përfshirë qëllimin e efekteve psikotrope ose si stimulues. Personat që e bëjnë këtë injektojnë në qarkullimin e gjakut produkte që nuk janë të destinuara për këtë qëllim, si p.sh. tabletat nëngjuhësore, përmbajtjen e copëzave medicinale, pikat e syve ose i përdorin ato pa recetë.

Që nga fillimi i pandemisë së coronavirusit, kriminelët kanë bërë përpjekje shtesë për të falsifikuar barnat më të kërkuara. Për të rritur fitimet e tyre, rrjetet kriminale i janë përkushtuar shpërndarjes së barnave të rreme të koronës dhe produkteve mjekësore dhe dezinfektuesve të falsifikuar që më pas shiten online.

Gjatë Operacionit Mburoja II, zyrtarët e zbatimit të ligjit shënjestruan grupe kriminale që trafikonin substanca dopingu (hormone dhe rregullatorë metabolikë) dhe droga të ndryshme si ilaçe kundër kancerit, ilaçe për mosfunksionimin erektil, pseudoefedrinë, qetësues kundër dhimbjeve, antiestrogjenë, antiviralë, hipnotikë, antihistaminikë dhe anksiotikë.

Konfiskimet me vlerë gati 63 milionë euro

Kapen më shumë se 25 milionë njësi barna dhe substanca dopingu

Arrestohen 544 të dyshuar

Në organet e drejtësisë janë paraqitur 634 persona

Janë hetuar 33 grupe të organizuara kriminale

Janë anketuar 37 kompani

Konfiskohen pesë laboratorë të paligjshëm

283 faqe interneti u mbyllën

Mbikëqyrur 1029 faqe interneti

U hapën 1397 çështje gjyqësore /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Amerika
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq

New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit

Serbia
“Përplasja” mes gazetarit të BBC-së dhe Lukashenkos së Bjellorusisë, lidhur me zgjedhjet e mbajtura në këtë vend

“Përplasja” mes gazetarit të BBC-së dhe Lukashenkos së Bjellorusisë, lidhur me zgjedhjet e mbajtura në këtë vend

Evropa
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Mbi 85 për qind e grenlandezëve nuk duan pushtimin e Trumpit, thotë një anketë e re

Mbi 85 për qind e grenlandezëve nuk duan pushtimin e Trumpit, thotë një anketë e re

Evropa
Pas kryeministrit të Serbisë, dorëheqje jep edhe kryetari i Novi Sadit

Pas kryeministrit të Serbisë, dorëheqje jep edhe kryetari i Novi Sadit

Serbia
Kalo në kategori