Mbi 500 toptha të mbushura me fara të drunjve janë hedhur nga një dron në majën e Butocit në Komunë të Prishtinës, në kuadër të projektit Green Wings nga Sustainability Leadership Kosova.
Pjesë e këtij projekti janë edhe nxënësit e shkollave “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë dhe “Shkolla e Gjelbër”, në Prishtinë.
Bertina Makolli nga shkolla “Mihal Grameno” (aneksi 2) tha se këto toptha i kanë përgatitë javën në kaluar.
Ajo tregoi se topthat përmbajnë argjilë, zall dhe fara të bimëve të drurit.
“I përmbajnë përafërsisht pesë-gjashtë fara, por vetëm një mbin dhe shpërndahen me anë dronit në zona ku njeriu nuk mund të arrijë”, tha Makolli.
Edhe Natyra Berisha nga “Shkolla e Gjelbër” theksoi se sa shumë e rëndësishme është që të kenë një ambient të gjelbër.
“Të kemi një mjedis të pastër, ajrin e pastër dhe na ofron më shumë gjelbërim për vendin tonë”, u shpreh Berisha.
Ndërsa, nxënësja Anisa Ahmeti nga “Shkolla e Gjelbër” e përkrah idenë e ri-mbjelljes së drunjve, pasi siç tha “mjedisi viteve të fundit ka qenë shumë i shkatërruar”.
Antigona Limani, përfaqësuese e bankës Raiffeisen në Kosovë ka thënë se janë të përkushtuar në përkujdesjen ndaj planetit dhe janë krenarë që janë mbështetës të kësaj nisme nën patronatin e Sustainability Leadership Kosova.
“Ky projekt përputhet në mënyrë të përsosur me angazhimin tonë për përgjegjësi sociale dhe qëndrueshmëri mjedisore.
Green Wings përfaqëson më shumë se thjesht ripyllëzim. Bëhet fjalë për rikthimin e ekuilibrit ekologjik dhe përforcimin e biodiversitetit, duke përdorur teknologjinë inovative të dronëve për të ‘mbjellë të ardhmen’”, ka thënë ajo.
Edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se janë të fokusuar për transformim të kryeqytetit.
“…Por, jo të vetëm zonës urbane, por gjithë komunës të kryeqytetit edhe të jemi shembull për gjithë Kosovën e regjionin në aspektin ambiental. Green Wings, projektin të cilin jemi duke e bë së bashku me Sustainability Leadership Kosova edhe me partnerët tjerë, si USAID edhe me ‘Raiffeisen Bank’ e partnerë të tjerë privatë, të cilët i falënderoj shumë që po e ndihmojnë këtë iniciativë fantastike, ka të bëjë me një teknologji të re, me një teknologji inovative… Japonezët, faktikisht, e kanë pas këtë teknologji me shumë vite, edhe ato vendosen nëpër drona, kështu që lëshohen sikur zogjtë që i shkojnë farat nëpër natyrë dhe bëhet mbjellja e drunjve, e luleve të ndryshme e tjera… Po ashtu, kjo teknologji na mundëson pra që nëpërmjet dronave të bëjmë mbjelljen e drunjve edhe nëpër pjesë, të cilat ndoshta është vështirë me mbërri në këmbë. E, në këtë mënyrë, po them që i ndihmojmë gjithë ambientit”, u shpreh ai.
Tutje Rama po ashtu përmendi edhe disa projekte që janë duke i kryer përmes teknologjisë inovative.
“Tash me teknologjinë e re dhe nëpërmjet inteligjencës artificiale, nëpërmjet programimit të dronave, projektet tona madhore, siç po i bëjmë për shembull rruga ‘Gjim Gjema’, që jemi duke e bë në anë në pjesët anësore e përdorim teknologjinë e dronit për me mbjellë një numër të madh të drunjve.
Po ashtu, unazën e kryeqytetit, edhe projektet tjera madhore, si fshati olimpik, pra të gjitha zonat të cilat ju mungon ndoshta një pyllëzim apo një gjelbërim i mirëfilltë tash me këtë teknologji mundemi në mënyrë shumë më të lehtë, më të shpejtë edhe më të lirë ta bëjmë atë që edhe e kemi në plan”, ka thënë Rama.
Ndërsa, Indira Kartallozi nga Sustainability Leadership Kosova tregoi se nga ka ardhur ideja e këtij projekti.
Ajo tha se ideja është ngritur nga shqetësimi që kanë për humbjen e pyjeve.
Gjatë këtyre 22 viteve kemi humbur gati mbi dy hektarë pyje në ditë. Kjo ka qenë motivimi kryesor. Gjithashtu, ideja është që si mund të përdorim teknologjinë për me i trajtu disa probleme ambientale.
Në këtë rast e kemi shpyllëzimin që është problem masiv, mirëpo jo vetëm në Kosovë, por edhe globalisht, mirëpo mandej edhe gjejmë mënyra të mençura me teknologji më të përsosuna se si mund të zgjidhim problemin në mënyrë të shpejtë dhe efikase. Për atë arsye kemi këto topthat e farave, të cilat kemi kriju me dorë dhe këto futen mandej në pajisjet që i bashkohet dronit agrikulturor, është dron specifik që mundet me i bartë këtu”, ka thënë ajo.
Edhe Ben Toric, nga Kosovo Adapt Activity theksoi se sa i rëndësishëm është ky projekt.
“Në fakt është i shkëlqyeshëm sepse kemi një partneritet të shkëlqyer. Ne kemi një bankë në këtë iniciativë, Raiffeisen Bank, kemi Komunën e Prishtinës, organizatën ndërkombëtare USAID,… si dhe natyrisht, të gjitha këto po zbatohen nga organizata Sustainability Leadership Kosova. Si partneritet, kjo është e mahnitshme.
Por, për sa i përket ndikimeve, për ne kjo është vërtet e rëndësishme, sepse si një projekt që trajton ndryshimet klimatike, adaptimet dhe reduktimet, ky aktivitet pjesërisht ndihmon në të dyja mënyrat. Ndihmon në ‘reduktimin e rrezikut’, sepse pyjet ndihmojnë për menaxhimin e ciklit të ujit për reduktimin e ‘erozionit të erës, erozionit ujor’, për mbajtjen e tokës të qëndrueshme, që të mos ketë rrëshqitje toke”, ka thënë Toric. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndahet nga jeta e kryepeshkopi Anastas Janullatos, Spiropali: Kontribuoi në harmoninë e bashkëjetesën fetare në Shqipëri e në botë
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
DPHM: Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova