Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton se deri më tani kanë aplikuar 344 biznese me 917 punëtorë për të përfituar nga masat 1.1, 1.2 dhe 1.3 në kuadër të Pakos për Ringjalljen Ekonomike nga pandemia COVID-19.
Sipas ATK-së, numri më i madh i punëtorëve që kanë aplikuar është për masën 1.3 apo mbështetja e punësimit të grave, për të cilën do të bëhet subvencionim i pagës deri në 50 për qind të pagës bruto mujore për tre muaj.
“Lidhur me Pakon për Ringjallje Ekonomike ATK ka përgjegjësi në zbatimin e masave 1.1, 1.2 dhe 1.3, për të cilat deri më tani kanë aplikuar 344 biznese për 917 punëtorë. Sipas statistikave, vërehet se numri më i madh i punëtorëve që kanë aplikua është për masën 1.3 apo mbështetja e punësimit të grave, për të cilën do të bëhet subvencionim i pagës deri në 50 për qind të pagës bruto mujore për 3 muaj, ndërsa pas përfundimit të periudhës tremujore subvencionohen kontributet pensionale për muajt e mbetur, konform kritereve dhe kufizimeve të përcaktuara me vendimin për zbatimin e masës 1.2”, thuhet në njoftimin e ATK-së, përcjell Telegrafi.
“Ndërsa, për masën 1.1 rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë, do të bëhet subvencionim i pagës deri në 50 për qind të pagës mujore bruto për tre muaj (maksimum deri në 170 euro bruto), si dhe masa 1.2 mbështetja për të punësuarit e formalizuar, do të bëhet subvencionim i kontributit pensional në vlerë prej 10 për qind të pagës bruto mujore për më së shumti 12 muaj, duke filluar nga muaji korrik 2021 deri në muajin qershor 2022”, vijon njoftimi.
ATK thotë se aplikimi është i hapur deri më 15 tetor 2021 në ora 24:00.
“Të drejtë aplikimi kanë shoqëritë tregtare të regjistruara dhe punëdhënësit sipas legjislacionit të Kosovës. Aplikimi është i hapur deri më 15 tetor 2021 në ora 24:00. Udhëzuesin për aplikim për subvencionim sipas masave të lartcekura, e gjeni në dritaren ku edhe bëhet kërkesa, si dhe në ueb-faqe të ATK-së www.atk-ks.org në Multimedia – Manuale & Prezantime“. përfundon ATK. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë