LAJMI I FUNDIT:

Mbi 300 familje të prekura nga tërmeti në Tiranë marrin dëmshpërblim

Mbi 300 familje të prekura nga tërmeti në Tiranë marrin dëmshpërblim

Bashkia e Tiranës vijon të japë dëmshpërblime për të prekurit nga tërmeti shkatërrues i 21 shtatorit.

Krahas rindërtimit të gjithë banesave të shkatërruara plotësisht nga tërmeti, Bashkia po vijon edhe me dhënien e dëmshpërblimit për ato familje të prekura nga tërmeti i 21 shtatorit.

Këshilli Bashkiak ka miratuar listën me emra e 302 familjeve që kanë pësuar dëme ndërtimore, si pasojë e tërmetit të datës 21 shtator 2019 dhe përmbytjes së datës 23 shtator 2019, ku janë evidentuar dëme të shumta ndërtimore.


Drejtoria e Emergjencave Civile në cilësinë e strukturës përgjegjëse për mbrojtjen civile, në nivel vendor, ka plotësuar dhe verifikuar dokumentacionin në të gjithë territorin e Bashkisë së Tiranës.

Pas përfundimit të punës në terren, stafi i njësive administrative në bashkëpunim me qytetarët ka plotësuar dosjet për secilin prej tyre me dokumentacionin e plotë tekniko-ligjor dhe i ka përcjellë pranë Drejtorisë së Emergjencave Civile, për t’i hapur rrugë procesit të vlerësimit të këtyre praktikave.

Pas verifikimit të dosjeve për saktësinë e dokumentacionit, Drejtoria e Emergjencave Civile i ka përcjellë për vlerësim në Këshillin e Qarkut Tiranë. Për shkak të situatës emergjente të krijuar, është punuar me orar të zgjatur dhe për një pjesë të praktikave ka përfunduar edhe procesi i vlerësimit nga grupi i ekspertëve në Këshillin e Qarkut, të cilat janë përcjellë nga ky institucion në Drejtorinë e Emergjencave Civile, Bashkia Tiranë. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori