Gati 21,000 fëmijë janë të zhdukur në Gaza, ka pohuar grupi britanik i ndihmës Save the Children.
Në një raport të botuar të hënën, grupi tha se mijëra fëmijë palestinezë të zhdukur besohet të jenë të bllokuar nën rrënoja, të varrosur në varre pa shenja, të dëmtuara nga eksplozivët, të ndaluar nga forcat izraelite ose të humbur në kaosin e konfliktit.
“Është pothuajse e pamundur të mblidhet dhe verifikohet informacioni në kushtet aktuale në Gaza”, ka thënë grupi, “por të paktën 17,000 fëmijë besohet të jenë të pashoqëruar dhe të ndarë dhe rreth 4,000 fëmijë ka të ngjarë të jenë zhdukur nën rrënoja, me një numër të panjohur edhe në varreza masive”.
Izraeli ka vrarë më shumë se 14,000 fëmijë në Gaza që nga 7 tetori, ndërsa të tjerët vuajnë nga kequshqyerja e rëndë dhe “nuk kanë as energji për të qarë”, tha Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), në një raport në fillim të këtij viti, shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi.
“Që nga tetori, Gaza është përballur me dhunë të pamëshirshme e cila ka vrarë mbi 37,000 njerëz, duke përfshirë mijëra fëmijë. Ai vjen pas një sulmi në Izrael nga grupet e armatosura palestineze që vranë mbi një mijë njerëz, duke përfshirë të paktën 33 fëmijë”, thuhet në raportin e Save the Children.
Ai gjithashtu thekson se rreth 250 fëmijë palestinezë janë gjithashtu të zhdukur në Bregun Perëndimor të pushtuar, që nga 9 qershori.
Jeremy Stoner, drejtori rajonal i Save the Children për Lindjen e Mesme, ka bërë thirrje për një hetim të pavarur mbi situatën rreth fëmijëve të zhdukur të Gazës dhe për përgjegjësi.
Ndërsa Khaled Quzmar, drejtori i përgjithshëm i organizatës për të drejtat e fëmijëve Defense for Children International Palestine, i tha Al Jazeera se ndikimi që ata kanë dëshmuar në konfliktin në Gaza është në një nivel të paparë më parë, madje edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Është një luftë kundër fëmijëve. Fëmijët në Gaza janë kostoja e madhe e gjenocidit izraelit në Gaza”, ka theksuar Quzmar.
Kritikat ndërkombëtare janë shtuar mes numrit në rritje të vdekjeve në luftë, si dhe krizës humanitare në përkeqësim.
Megjithatë, të dielën, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu përsëriti se ai nuk do të pajtohej me asnjë marrëveshje që përcaktonte fundin e luftës së Izraelit në Gaza. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë