LAJMI I FUNDIT:

Mbi 200 thasë me mbeturina largohen në Merdare

Mbi 200 thasë me mbeturina largohen në Merdare

Dhjetëra vullnetarë të Let’s Do It Kosova kanë larguar mbi 200 thasë me mbeturina përgjatë rrugës që të çon tek pika kufitare në Merdare.

Sipas një njoftimi, gjatë aksionit të sotëm që filloi në orën 11:00, ndërsa zgjati deri në orën 13:00, mbeturinat u larguan nga rreth një kilometër e rrugës. Pjesa e papastruar në aksionin e sotëm do të pastrohet në aksionin e madh të 15 shtatorit.

Drejtori ekzekutiv i Let’s Do It Kosova, Luan Hasanaj ka thënë se pasqyra e parë që sapo hyjmë në një shtet është ajo që na del përpara, andaj nuk duhet të lejojmë pamje të tilla.


“Qytetarët tonë nuk janë të tillë. Këtë po e bazoj në faktin se kujdesemi mirë për pronat tona, por jo edhe për pronat publike. Shteti i cili është pronar legjitim i këtyre pronave duhet të kujdeset dhe të marrë masa kur ato dëmtohen. Dua ta shfrytëzoj këtë ditë për t’i ftuar edhe institucionet që të jenë të kujdesshme ndaj ambientin, siç është rasti me këtë vend këtu, ku duhet të vendosen shporta të mbeturinave”, tha ai.

Hasanaj bëri të ditur se tashmë ka filluar edhe aksioni i madh për pastrimin e Kosovës.

“Jemi dëshmitarë që Qeveria tashmë ka krijuar Task Forcën për ambientin. Më 15 shtator, kur do të mbahet aksioni i madh për pastrimin e Kosovës, duhet të dalim të gjithë së bashku dhe t’u japim fund pamjeve të tilla me mbeturina. Kjo pason me një aksion tre mujor, deri në eliminimin e të gjitha mbeturinave”, tha ai.

Hasanaj bëri thirrje që të rishikohen strategjitë mjedisore për të parë pse ato nuk po funksionojnë
dhe t’i ridraftojnë ato nëse është e nevojshme.

Në anën tjetër, zyrtari tjetër i Let’s Do It Kosova, Besnik Shabiu tha se këto aksione nuk arrijnë
t’i largojnë të gjitha mbetjet në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Incident në ceremoninë mortore të Janullatos, qytetarët i drejtohen Kryeministrit grek: Rroftë Çamëria, poshtë Beleri

Incident në ceremoninë mortore të Janullatos, qytetarët i drejtohen Kryeministrit grek: Rroftë Çamëria, poshtë Beleri

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
230 mijë euro dëm,

230 mijë euro dëm, "Trainkos" zbulon manipulime me arkat fiskale - shkarkon 12 punëtorë

Lajme
Përdorën gjuhë ofenduese ndaj Haradinajt, PZAP dënon me 10 mijë euro Albin Kurtin e Donika Gërvallën

Përdorën gjuhë ofenduese ndaj Haradinajt, PZAP dënon me 10 mijë euro Albin Kurtin e Donika Gërvallën

Lajme
Gjykimi ndaj Dejan Pantiq dhe tjerëve, ish-udhëheqësi i zyrës së KKZ-së thotë se për sulmin dëgjoi nga mediet

Gjykimi ndaj Dejan Pantiq dhe tjerëve, ish-udhëheqësi i zyrës së KKZ-së thotë se për sulmin dëgjoi nga mediet

Drejtësi
Kalo në kategori