Mbi 200 milionë euro mjete të bankave komerciale janë bllokuar në lëndët gjyqësore, thonë udhëheqës të Shoqatës se Bankave të Kosovës. Kjo vlerë financiare llogaritet nga afër 10 mijë lëndë që ekzistojnë të pazgjidhura në këto gjykata.
Petrit Balija, udhëheqës i Shoqatës së Bankave të Kosovës ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se vlera e mjeteve të cilat nuk janë në qarkullim në tregun e Kosovës, ndikon edhe në zhvillimin e veprimtarive të bankave komerciale që veprojnë në Kosovë.
“Duke pasur parasysh nevojën më të madhe për kreditim dhe nevojën e madhe për zgjerim ekonomik të Kosovës, 200 milionë euro kanë një ndikim të madh në sektorin bankar. Kjo sigurisht e vështirëson edhe kreditimin, sepse edhe risku ngritët në rastin kur gjyqësori nuk funksionon”.
Ekspertë për çështje ekonomike, ndërkaq thonë se pikërisht sistemi i drejtësisë në Kosovë është shkaktari kryesor i frenimit të zhvillimit ekonomik, jo vetëm për funksionimin e bankave, por edhe për inkurajimin e investimeve të jashtme.
Naim Gashi, ekspert për çështje ekonomike, thotë se nga mosfunksionimi në mënyrë efikase i gjykatave, vjen deri tek rritja e kredive të këqija, e që për pasojë kanë rritjen e kamatave për kredi.
“Kur të bëhet kalkulimi i normave të rrezikut të kredisë, rreziku numër një është funksionimi i dobët i sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe prandaj kemi kamatat të cilat i kemi paguar dhe vazhdojmë t’i paguajmë, më të lartat në rajon”.
Ndryshe, grumbullimi i lëndëve të pazgjidhura, vazhdon të jetë problem i cili sistemin e drejtësisë po e përcjell në vazhdimësi. Mbi 200 mijë lëndë të vjetra mbesin të pazgjidhura.
Pavarësisht këtyre, kreditë joperforumese në bankat komerciale janë në nivel të ulët, krahasuar me vendet e rajonit, ka thënë ditë më parë ushtruesi i detyrës së guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, duke shtuar se sektori financiar vazhdon të jetë stabil dhe fitimprurës.
“Kreditë joperformuese kanë vazhduar trendin rënës dhe sot norma e kredive joperformuese është në nivelin 3.6 për qind, që është një tregues dukshëm më i mirë krahasuar me vendet e rajonit dhe më gjerë. Sektori financiar vazhdon të jetë mirë i kapitalizuar dhe me gjendje të mirë të likuiditetit”, ka thënë Mehmeti.
Ndryshe, vlera e kredive në dhjetë bankat komerciale që veprojnë në Kosovë, ka arritur në mbi 2 miliardë e 400 milionë euro, me normë mesatare të interesit prej 6.8 për qind. /Rel/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik në Davos, do të nënshkruajë marrëveshjen e tregtisë së lirë me EFTA-n
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!