LAJMI I FUNDIT:

Mbi 200 mijë persona anulojnë abonimin në Washington Post pas vendimit të Bezos për të mos mbështetur asnjë kandidat

Mbi 200 mijë persona anulojnë abonimin në Washington Post pas vendimit të Bezos për të mos mbështetur asnjë kandidat

Washington Post është tronditur nga një valë e valë anulimesh nga abonentët digjitalë dhe një seri dorëheqjesh nga kolumnistët, ndërsa gazeta përballet me pasojat e vendimit të pronarit Jeff Bezos për të mos mbështetur asnjë kandidat në zgjedhjet presidenciale.

Më shumë se 200 mijë persona kanë anuluar abonimet e tyre digjitale deri të hënën në mesditë, sipas dy personave në gazetë me njohuri për çështjet e brendshme, transmeton Telegrafi.

Jo të gjitha anulimet hyjnë në fuqi menjëherë. Megjithatë, shifra përfaqëson rreth 8 për qind të tirazhit të paguar të gazetës prej rreth 2.5 milionë abonentëve, që përfshin edhe shtypin. Numri i anulimeve vazhdoi të rritet të hënën pasdite.


Një zëdhënës i korporatës nuk pranoi të komentonte, duke përmendur statusin e The Washington Post Co. si një kompani private.

“Është një numër kolosal,” i tha NPR-së ish-redaktori ekzekutiv  Marcus Brauchli.

“Problemi është se njerëzit nuk e dinë pse u mor vendimi. Ne në thelb e dimë se vendimi është marrë, por nuk e dimë se çfarë e çoi në të”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Kalo në kategori