LAJMI I FUNDIT:

Mbi 20 mijë pushues kanë marrë shërbim shëndetësor në zonat turistike në Shqipëri

Mbi 20 mijë pushues kanë marrë shërbim shëndetësor në zonat turistike në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar nga afër qendrën shëndetësore verore Velipojë, një prej qendrave me fluksin më të lartë të pushuesve në zonat turistike.

Manastirliu tha se në qendrat shëndetësore verore në të gjithë vendin janë mbi 20 mijë pushues që kanë marrë shërbim, teksa foli për organizmin e shërbimit në territor me qendrën kombëtare të urgjencës mjekësore.

“Janë mbi 20 mijë pushuesit dhe turistët që kanë marrë shërbim deri tani në 29 qendrat shëndetësore verore në zonat turistike. Por janë edhe 18 njësi të autoambulancave të vendosura në qendrat shëndetësore verore, por edhe në zona të ndryshme të bregdetit, në mënyrë që referimi i rastit, transporti i rastit të kryhet në një kohë shumë të shpejtë, në të gjithë strukturat spitalore, të cilat gjithashtu janë në gatishmëri të plotë dhe që ofrojnë të gjithë terapitë e mjekimit me standarde bashkëkohore”, tha Manastirliu.


Duke folur për rëndësinë e vaksinimit anticovid në këtë moment, Manastirliu tha:

“Jemi të organizuar dhe do të vijojmë që të jemi në të njëjtin nivel gatishmërie dhe alerti edhe përsa i përket identifikimit, diagnostifikimit të rasteve me covid19, duke qenë se edhe këto qendra ofrojnë gjithashtu edhe testimin falas për identifikimin e shpejtë të covid por edhe vaksinimin anticovid”.

“Janë 20 qendra shëndetësore verore, përpos gjithë rrjetit tonë të kujdesit parësor, të cilët kryejnë vaksinimin anti-covid. Një ndër elementët shumë të rëndësishëm përsa i përket rritjes së imunitetit edhe dozave të cilat janë duke u kryer qofshin ato doza të para apo të dyta apo edhe ato përforcuese të treta dhe të katërta që ne jemi duke apeluar qytetarët për të vijuar për të kryer, duke qenë se kemi një incidevlorncë të rasteve në rritje, por gjithashtu kemi dhe një rritje të numrit të shtrimeve në spital”.

Janë 29 qendra verore 24-orëshe të hapura në të gjithë vendin, nga veriu në jug, nga zonat turistike malore në bregdet përgjatë sezonit turistik veror, gjatë periudhës 15 qershor–15 shtator. Në veri funksionojnë tetë qendra shëndetësore, nga të cilat katër janë në zonat turistike malore (Valbonë, Razëm, Tamarë dhe Theth) dhe katër të tjera në plazhet Velipojë, Rrjoll, Shëngjin e Tale në Lezhë. Në Durrës funksionojnë katër qendra shëndetësore, konkretisht në plazhet Gjiri i Lalëzit, Currila, Plazhi i Vjetër dhe Shkëmbi i Kavajës, ndërsa në Kavajë funksionojnë qendrat 24-orëshe në plazhet Golem dhe Mali i Robit.

Në rajonin e jugut funksionojnë këto qendra shëndetësore verore: Në Pogradec; në Lushnjë në plazhin e Divjakës; Në Fier në plazhin e Darëzezës; Në Vlorë në katër plazhe, konkretisht në Zvërnec, Plazhi i Vjetër Vlorë, Radhimë, Orikum; Në Bashkinë Himarë: Palasë, Dhërmi, Drimadhes, Himarë, dhe Qeparo. Në Sarandë në plazhet Borsh, Ksamil i vjetër dhe Ksamil i Ri. Koordinimi i shërbimit mjekësor bëhet përmes numrit 127 nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore./TvKlan/

Në trend Lajme

Më shumë
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori