Më shumë se një mijë artefakte historike janë zhdukur pas një vjedhjeje në Muzeun e Oaklandit në Kaliforni, thanë autoritetet lokale për The Oaklandside.

Vjedhja ndodhi në mes të muajit tetor, kur hajdutët hynë në një magazinë jashtë muzeut dhe vodhën objekte të ndryshme, përfshirë bizhuteri të popullit autokton, shporta dhe ‘daguerreotipe’ (fotografi e vetme e fiksuar në një pllakë të hollë metali).


Sipas drejtoreshës së muzeut, Lori Fogarty, nuk kishte staf të pranishëm në atë kohë, megjithëse ndërtesa ishte e pajisur me alarme dhe kamera sigurie.

Vlera totale e artefakteve të vjedhura ende po vlerësohet, shkruan latimes.

Muzeu, i cili ruan një koleksion prej mbi 2 milionë objekte që i përkasin Qytetit të Oaklandit, është vjedhur edhe më parë = në vitet 2012 dhe 2013.

Njëri nga kryerësit, Andre Thayer Franklin, u dënua në vitin 2014 me katër vjet burg për shitjen e një kutie bizhuterish nga epoka e “Gold Rush” me vlerë 800 mijë dollarësh dhe objekte të tjera të vjedhura. /Telegrafi/