LAJMI I FUNDIT:

Mbeturinat e zhytëses “Titan” sillen në Kanada dhjetë ditë pas ‘përplasjes katastrofike’ në Atlantik – ku u vranë pesë personat që ishin në bord

Mbeturinat e zhytëses “Titan” sillen në Kanada dhjetë ditë pas ‘përplasjes katastrofike’ në Atlantik – ku u vranë pesë personat që ishin në bord

Mbeturinat nga zhytësja Titan që supozohet se shpërtheu në fund të Atlantikut ndërsa turistët brenda saj përpiqeshin të arrinin në rrënojat e Titanikut janë nxjerrë në breg.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, copat e mëdha të metalit u shkarkuan nga anija Horizon Arctic në skelën e Rojës Bregdetare Kanadeze në St John’s, Newfoundland, Kanada, këtë mëngjes.

Ky hap vjen saktësisht dhjetë ditë pasi Titan u zhduk gjatë një udhëtimi turistik të drejtuar nga OceanGate Expeditions.


Të enjten e kaluar u zbulua se nëndetësja kishte pësuar një ‘shpërthim katastrofik’ në fund të oqeanit, duke vrarë të pesë personat që ishin në bord.

Roja Bregdetare amerikane ka nisur një hetim për shkakun e shpërthimit nënujor që shkatërroi Titanin.

Frika për sigurinë u ngrit vazhdimisht nga ekspertë të cilët thanë se anija nuk ishte e përshtatshme për thellësitë e mëdha ku udhëtoi.

Roja Bregdetare tha se kishte krijuar një bord detar të hetimit (MBI), nivelin më të lartë të hetimit.

Titan u raportua i zhdukur të dielën e kaluar dhe roja bregdetare tha të enjten se të pesë personat në bordin e zhytësit kishin vdekur pasi anija pësoi një shpërthim katastrofik. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Botë
Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë

Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë

Evropa
Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për

Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për "shtetin palestinez në tokën saudite"

Botë

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa
Greqia vazhdon të dridhet, mbi 800 tërmete në vetëm një javë - ekspertët ngrenë alarm

Greqia vazhdon të dridhet, mbi 800 tërmete në vetëm një javë - ekspertët ngrenë alarm

Greqia
Kalo në kategori