LAJMI I FUNDIT:

Mbetje njerëzore u gjetën në stomakun e dy arinjve në SHBA, të cilët u mbytën nga autoritetet pasi ‘copëtuan’ një grua

Mbetje njerëzore u gjetën në stomakun e dy arinjve në SHBA, të cilët u mbytën nga autoritetet pasi ‘copëtuan’ një grua

Mbetjet njerëzore janë gjetur në stomakun e dy ose tre arinjve të zinj që u etanizuan (u mbytën nga autoritetet) pasi ‘copëtuan’ një grua për vdekje në Kolorado të SHBA-së, derisa gruaja doli të shëtiste qentë e saj.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, gruaja 39-vjeçare, e cila nuk është identifikuar publikisht, u gjet të premten e vdekur nga i dashuri i saj në një shteg rural afër Durango-s, në jug-perëndim të shtetit.

Kur autoritetet mbërritën, ata gjetën flokë afër vendit të ngjarjes para se një ekip i kërkimit të qenve të gjente një ari të zi dhe dy këlyshët e saj afër.


Të tre arinjtë u etanizuan dhe autoritetet me këtë rast kishin kryer një nekropsi, e cila është e ngjashme me një autopsi njerëzore.

Mbetjet njerëzore u gjetën brenda stomakut të ariut dhe në stomakun e njërit prej këlyshëve të saj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Armëpushimi në rrezik? Izraeli 'anulon' lirimin e më shumë se 600 të burgosurve palestinezë

Armëpushimi në rrezik? Izraeli 'anulon' lirimin e më shumë se 600 të burgosurve palestinezë

Azia
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Evropa
Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Evropa
Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Evropa
Kalo në kategori