Mbështetja për projektet infrastrukturore, 66 komuna kanë dorëzuar rreth 215 projekte
Kryeministri Hristijan Mickoski ka njoftuar se deri dje 66 komuna kanë dorëzuar rreth 215 projekte, pas thirrjes publike nga Qeveria për të mbështetur projektet infrastrukturore të komunave në vend.
Mickoski tha se projekte janë dorëzuar edhe nga komunat të udhëhequra nga LSDM dhe BDI, si dhe nga kandidatë të pavarur, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Jam jashtëzakonisht i kënaqur dhe vërtet i përgëzoj komunat dhe administratën nëpër komuna, sepse tashmë 66 komuna deri dje kanë dorëzuar rreth 215 projekte, që do të thotë se nuk janë vetëm nga koalicioni i udhëhequr nga OBRM-PDUKM, por ka edhe komunat e LSDM-së dhe BDI-së dhe komunat tjera nga koalicioni VLEN apo partia politike ZNAM, kandidatë të pavarur që janë kryetarë komunash tani e kështu me radhë”.
“Jam jashtëzakonisht i kënaqur, pres që sot të mbërrijnë edhe propozime të tjera, të arrijmë deri në 250 projekte. 250 projekte do të thotë kushte më të mira jetese për qindra familje dhe ky është thelbi i këtij projekti, të bëjmë diçka që do të jetë përgjigje adekuate ndaj nevojave reale të qytetarëve dhe me këtë do të realizojmë sa më shumë investime kapitale dhe të lëvizim ekonominë. Dhe prandaj nevojitet kjo huamarrje, sepse jo vetëm këto 250 milionë euro për komunat, por edhe 250 milionë euro për afarizmin i cili do të shkaktojë, do të implikojë edhe 250 milionë euro shtesë nga vetë bizneset, do të thotë se do të kemi aktivitet investues prej gjysmë miliardë eurosh plus 250 milionë euro nga komunat”.
“Kjo deri më tani nuk ka ndodhur. Nuk ka ndodhur deri më tani dhe kjo është mbështetja që Qeveria duhet t’i japë biznesit. Ne nuk kemi ndërmend të merremi me pasione të ulëta, nuk kemi ndërmend të poshtërojmë popullin siç bëri qeveria e mëparshme, nuk kemi ndërmend ta grabisim, të gjithë ata që ishin mësuar me këtë lloj pune, sot u zhdukën nga perimetri i institucioneve qeveritare, sepse e dinë se si funksionon kjo Qeveri. Por, ne kemi qëllim të kujdesemi për interesat e qytetarëve dhe të ndihmojmë biznesin, sepse duke ndihmuar biznesin do të kemi një shtet më të fortë. Dhe sa më i fortë të jetë vendi ynë, aq më e fortë është Maqedonia, aq më e fortë dhe më e vlefshme është prona jonë në Maqedoni”, tha Mickoski./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë ‘shteti Bektashi’ – Samarxhi zbulon detajet
Kurti: Shqiptarët u bënë shembull gjatë Holokaustit, duke strehuar dhe mbrojtur hebrenjtë
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet
Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama