Jennifer Woods nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara, i ka ndihmuar xhaxhait James, të pastronte një cist gjigant që i kishte dalë në fytyrë.
Meqenëse nuk kishte sigurim shëndetësor dhe as para që ta trajtonte te mjeku, zdrukthëtari vuante prej katër muajsh i pa shpresë, transmeton Telegrafi.
“Nuk kishte pasur ndonjëherë një rast të tillë dhe kishte frika ta pastronte vet, ndërsa refuzonte të kontrollohej”, ka thënë Jennifer.
Për ta ndihmuar xhaxhain, mbesa që merret me metalurgji, siguroi doreza, fasha dhe mbante afër antiseptik, ndërsa nisi ta shtrydhte cistin.
“Në fillim kishte dhimbje, por durohej. Jam e sigurt që tani ndjehet i lehtësuar”, ka shtuar tutje mbesa. Mësohet se gjendja e James, tani i është kthyer normalitetit. /Telegrafi/
https://youtu.be/Pc_OpZxDRl0