Ylli i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, mund të mungojë në ndeshjen e të mërkurës kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Anësori francez është lënduar gjatë seancës së sotme stërvitore (e hënë) duke vënë në dyshim pjesëmarrjen në sfidën vendimtare.


Ishte pikërisht kampioni i botës që e vendosi përballjen e parë në Parc des Princes me një solo gol në minutat shtesë.

kylian3 (Foto: Instagram/k.mbappe)

Ndërsa tash, Le Parisien dhe RMC Sport raportojnë se ai mund të mos jetë në dispozicion për sfidën në Santiago Bernabeu si pasojë e lëndimit.

Mbappe do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore gjatë ditës për të konfirmuar gjendjen e tij dhe mundësinë e udhëtimit për në Madrid. /Telegrafi/

telegrafi sport app