LAJMI I FUNDIT:

Mbante dhjetë gjarpërinj në dhomën e tij, gjeti vdekjen nga njëri prej tyre – jepen detajet e ngjarjes (Foto)

Mbante dhjetë gjarpërinj në dhomën e tij, gjeti vdekjen nga njëri prej tyre – jepen detajet e ngjarjes (Foto)

Një adhurues i kafshëve u vra nga pitoni i tij rreth 2,5 metra i gjatë, pasi u arratis nga “kutia” dhe e shtypi atë për vdekje.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ruajtësi i gjarpërinjve Dan Brandon vdiq nga asfiksia në dhomën e gjumit të shtëpisë së tij në Church Crookham, Hampshire, duke e bërë atë personin e vetëm në Britani të vritet nga një piton.


Nëna e tij tha se djali i saj 31-vjeçar mbante dhjetë gjarpërinj dhe 12 tarantula në dhomën e tij në shtëpinë e familjes dhe kishte patur edhe Tiny-n, një piton të shkëmbinjve afrikanë, që nga koha kur ai ishte shumë i vogël.

Patologu Dr Adman al-Badri, duke folur për incidentin e ndodhur në gusht të vitit të kaluar, tha se ajo që ai gjeti përfshiu një hemorragji pas syrit, plus enët e gjakut dhe mushkëritë e mbingarkuara – një shenjë tjetër e asfiksimit.

Dr al-Badri tha se zoti Brandon ishte “i shëndetshëm” dhe nuk kishte “asnjë sëmundje”.

Gjatë një seance gjyqësore u tha se nuk kishte asnjë shenjë lëndimi ose plagë të shkaktuara nga një gjarpër në trupin e tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa
Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Serbia
Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Evropa
Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori