LAJMI I FUNDIT:

Mbahet takimi i parë i grupit punues për hartimin e strategjisë për luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit

Mbahet takimi i parë i grupit punues për hartimin e strategjisë për luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit

Ministri i Ministrisë Punëve të Brendshme, Agim Veliu, në cilësinë e Koordinatorit Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe luftimit të Terrorizmit, ka mbajtur takimin e parë informues me anëtarët e Grupit Punues për hartimin e Strategjisë Shtetërore për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe luftimit të Terrorizmit.

Ky grup është i përbërë nga përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, autoriteteve lokale, përfaqësues të bashkësive fetare dhe shoqërisë civile.

“Ky është një hap i rëndësishëm për të ndërtuar një shtet dhe shoqëri të fortë dhe të qëndrueshme dhe si i tillë është një ndër prioritetet kryesore të Qeverisë së Republikës së Kosovës, respektivisht të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, theksoi Veliu.


Strategjia do të bazohet në nevojat e identifikuara nga institucionet relevante dhe do të hartohet përmes një procesi konsultativ dhe gjithëpërfshirës.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Qeveria e Republikës së Kosovës janë plotësisht të përkushtuara në luftën globale kundër terrorizmit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Lajme
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Kronika e Zezë
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Kalo në kategori