Site icon Telegrafi

Mbahet takimi i katërt rajonal i fondeve për sigurimin e depozitave të vendeve të Ballkanit

Fondi për sigurimin e depozitave të Maqedonisë ishte nikoqire e takimit të katërt rajonal të fondeve për sigurimin e depozitave të vendeve të Ballkanit, anëtare të Forumit Evropian për sigurimin e depozitave, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në takimin e mbajtur në qytetin e Ohrit, u bisedua për veprimtarinë dhe rolin e këtyre fondeve në raste krizash.

Vëmendje të posaçme do t’i jepet forcimit të veprimtarive të fondeve dhe rolit të tyre në promovimin e stabilitetit financiar, veprimit të përbashkët, vërtetimit të aktiviteteve të mundshme dhe reagimeve në rast krize, por edhe komunikimit me qytetarët dhe forcimi i besimit në sistemin financiar, stabilitetin financiar dhe sigurimin e depozitave të qytetarëve./Telegrafi/

Exit mobile version