LAJMI I FUNDIT:

Mbahet sot protesta e katërt për Martin Canin, avokati: Pikëpyetje për një person në vendngjarje

Mbahet sot protesta e katërt për Martin Canin, avokati: Pikëpyetje për një person në vendngjarje

Heshtja e institucioneve tregon që ngjarja te shkolla “Fan Noli” ku mbeti i vrarë Martin Cani dhe u plagos Luis Meçe, duhet të harrohet.

Kështu është shprehur në Ditarin me Denisa Pashollin, avokati Gentian Serjani, i cili ngre pikëpyetje mbi përfshirjen e një personi tjetër në vendngjarje. Sipas tij prokuroria duhet të luajë rol vendimtar për këtë ngjarje dhe jo policia të deklarojë se kush është fajtori.

“Heshtja vret! Në momentin që institucionet heshtin, lënë hapësira që të mendohet për çdo lloj falsifikimi dhe keqpërdorimi të ngjarjes, dhe nuk janë shprehur në momentin e parë për ngjarjen dhe për të bërë transparencë për personat e përfshirë në ngjarje dhe për të kuptuar rolin e gjithsecilit në ngjarje. Ne shohim që ka pikëpyetje sa i përket një personi që ka qenë në vendngjarje. Nuk mund të jetë policia që të deklarojë se cili është fajtori,” tha avokati.


“Duhet të jetë prokuroria dhe sa kohë hetimet e prokurorisë kanë akoma hapësira për të marrë dëshmi dhe deklarata e prova shkencore, do të jetë momenti i dytë që të dalë e të tregojë se cili ka qenë roli i secilit në vendngjarje. Unë do të dija që prokuroria të luante rol deçiziv për rastin kjo për prindërit e Martinit e Luisit, por edhe si precedent për të parandaluar ngjarje të tilla. Nëpërmjet drejtësisë duhet të parandalojmë ngjarje të tilla. Për mua primare është një formë ngushëllimi prindërve, por nëse do të ketë devijime të drejtësisë, ne do të jemi aty për të kërkuar drejtësi për rastin,” shtoi avokati.

Duke folur për protestën e katërt që do të zhvillohet sot pasdite duke filluar nga shkolla “Fan Noli” në drejtim të Ministrisë së Arsimit dhe parlamentit, Serjani theksoi se kërkohet mbajtja e përgjegjësisë nga institucionet.

“Nuk ka asnjë ndikim nga partitë politike. Është hera e parë që prindërit kanë qenë konsistentë. Prindërit janë model për pjesëmarrjen që ka ardhur në rritje nga protesta në protestë. Në çdo institucion arsimor prindërit përballen me situata të tilla. Prindërit kanë kërkuar dorëheqjen e ministres si përgjegjëse për ngjarjen. Nuk është justifikim që ka ndodhur jashtë oborrit të shkollës. Askush nuk ka marrë përgjegjësi. Kemi një të mitur të vdekur dhe një të plagosur. A mund të kemi mbajtjen e përgjegjësisë?”

Sipas tij, Rama duhet të kishte reaguar duke rritur buxhetin për arsimin për plotësimin e shkollave me psikologë dhe oficerë sigurie.

“Të ishte alarm për ta kthyer në emergjencë kombëtare sigurinë e fëmijëve tanë”, theksoi ai.

Protesta do të nisë sot në orën 18;00 te shkolla Fan Noli për të vijuar marshimin drejt Ministrisë së Arsimit dhe po mendohet të shkohet dhe drejt parlamentit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori