LAJMI I FUNDIT:

Mbahet seanca fillestare për padinë ndaj Komunës së Prishtinës për diskriminim në qasje nga personat me aftësi të kufizuara

Mbahet seanca fillestare për padinë ndaj Komunës së Prishtinës për diskriminim në qasje nga personat me aftësi të kufizuara

Udhëheqësi i zyrës së Handikos-it në Prishtinë, Faruk Kukaj, në cilësinë e qytetarit të Prishtinës sot ka marrë pjesë në seancën fillestare në Gjykatën Themelore të Prishtinës, me rastin e padisë që e kishte ushtruar para dy vitesh ndaj komunës së Prishtinës për diskriminim në qasjen infrastrukturore.

Kukaj pas seancës ka deklaruar se ai dhe personat të tjerë me aftësi të kufizuara e kanë problem lëvizjen në kryeqytet dhe në institucione, qoftë publike apo private.

” E kam vështirë të qarkulloj dhe të marr shërbime në institucione. Pastaj na jemi diskriminuar se s’po mund te marrim pjesë si të tjerët. Sot ishte seanca përgatitore dhe u dëgjua pala mbrojtëse. Unë jam optimist dhe do te luftoj për të drejtat e mia”, tha ai.


Drejtori i Handikos, Afrim Maliqi ka thënë se personat me aftësi të kufizuara në vazhdimësi janë të diskriminuar në lëvizje.

“Në bazë të ligjit personat me aftësi të kufizuara janë të diskriminuar në lëvizje dhe komuna nuk ka bërë mjaft për ta sepse ka thënë që në rrugë do të bëjë lëvizjen e qasshme”, tha ai.

Ndërsa Besart Elshani nga zyra e Avokatit të Popullit, tha se ky është rasti i parë kur një qytetar bënë një padi të kësaj natyre. Ai tha sa sot nga gjykata i është dhënë afat paditësit për përpilim të padisë dhe sjelljes së fakteve.

“Ne sot në këtë seancë jemi në cilësi të monitoruesit dhe nuk do të thotë që me kaq do të përfundojmë. Por,  do të marrim edhe veprime tjera. Ne kemi disa raste mirëpo kemi reaguar në kuptimin e mandatit ligjor që kemi që është kompetencë shtesë. Nuk është caktuar seancë e ardhshme por afat ligjor prej tre ditësh. Kjo është padia e parë që ka të bëjë me diskriminimin e personave me aftësi të kufizuara”, tha Elshani.

Jashtë ambienteve të Gjykatës pati edhe persona të tjerë me aftësi të kufizuara të cilët me parulla në duar kërkuan të drejtat e tyre,

Pjesëmarrës në seancë, si përfaqësues nga komuna e Prishtinës ishte avokati Jeton Idrizi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori