Mbahet punëtoria për Diversitetin Kulturor për Dialog dhe Zhvillim në Vushtrri

Komuna e Vushtrrisë, përkatësisht Zyra për Komunitete në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka organizuar sot një punëtori për Diversitetin Kulturor për Dialog dhe Zhvillim.
Thuhet se qëllimi i kësaj punëtorie ishte të bashkonte përfaqësuesit e komuniteteve jo-shumicë që jetojnë dhe veprojnë në Komunën e Vushtrrisë, shkruan Telegrafi.
Sipas njoftimit, në këtë mënyrë të diskutohet lidhur me gjendjen aktuale të komuniteteve, në tema të tilla si kultura, përdorimi i gjuhëve, dialogu dhe zhvillimi.
“Pjesë e punëtorisë ishte edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, përfaqësues nga Zyra e Presidencës së Kosovës, përfaqësues nga Zyra e BE-së në Kosovë, përfaqësues të komuniteteve dhe zyrtarë komunalë”, thuhet nӕ njoftim.
Kjo punëtori u ofroi mundësi përfaqësuesve të komuniteteve jo-shumicë dhe zyrtarëve komunalë që të paraqesin komentet e tyre përfundimtare lidhur me temat e diskutuara. /Telegrafi/




















































