LAJMI I FUNDIT:

Mbahet mbledhje komemorative për Agim Vatovcin

Mbahet mbledhje komemorative për Agim Vatovcin

Është mbajtur mbledhje komemorative për nder të Agim Vatovcit, ish-kryetari i Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara në Kosovë.

Komuna e Vushtrrisë përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kontributi që Agim Vatovci ka dhënë për avancimin e të drejtave të njeriut e në veçanti për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, u vlerësua lart nga të pranishmit në këtë mbledhje komemorative, transmeton Telegrafi.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, nën patronazhin e të cilit u organizua mbledhja komemorative, tha se emri i Agim Vatovcit nuk do të harrohet asnjëherë.

“Qyteti i Vushtrrisë humbi një aktivist të pashoq që gjithë jetën u angazhua për avancimin e të drejtave të njeriut e në veçanti për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Puna e tij, do ta bëjë që emri i tij do të përmendet gjithherë me krenari”, tha kryetari Idrizi.

Vdes avokuesi i të drejtave të njeriut, Agim Vatovci
Lexo po ashtu Vdes avokuesi i të drejtave të njeriut, Agim Vatovci

Agim Vatovci ka qenë kryetar i Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara dhe avokues për të drejtat e njeriut./Telegrafi/