Mbahet mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veteranit të UÇK-së Ekrem Metushi
![Mbahet mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veteranit të UÇK-së Ekrem Metushi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/460315116_925297892974002_2043154536928430248_n-780x439.jpg)
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj me mbështetjen e Komunës së Ferizajt, kanë organizuar një mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së luftëtarit të lirisë, veteranit të UÇK-së, Ekrem Metushi I cili dje është ndarë nga jeta.
Në këtë ceremoni morën pjesë dhjetëra qytetar, familjar të dëshmorëve dhe veteranëve të UÇK-së, deputetë të Kuvendit të Kosovës, ish kryetar komune, ish eprorë të lartë të UÇK-së.
Në emër të komunës së Ferizajt, të pranishmëve iu drejtua nënkryetari i kësaj komune Lulzim Aliu
“Është e pashmangshme dhembja, janë të pashmangshëm lotët e pikëllimi për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tonë, por ama është krenaria për veprën e lavdishme që la pas vetes, ajo që bën të fortë familjen dhe gjithë shoqërinë e tij, të cilët jemi mbledhur sot së bashku, në kujtim të jetës dhe veprës së tij. Rrapi – kaloi në përjetësi, duke na dhënë lamtumirën e fundit, si një nga më të shquarit luftëtarë të lirisë, një nga të parët që formuan rreshtat e luftës për çlirim në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ekremi ishte luftëtar i dalluar në betejat e luftës për çlirim, gjithmonë i matur, sypatrembur, i pathyeshëm e i palëkundur në përpjekjen tonë për liri”, ka thënë Aliu.
Aliu ka shtuar se Ekremi ishte nga të parët që formuan rreshtat e gjatë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rajonin e Ferizajt, duke qenë dalzotës e i gatshëm për çdo sakrificë në trajektoren e gjatë e plot gjak drejt lirisë.
“Në mes emrave të lavdisë, sakrificës për liri, shkëlqen krenar emri i tij. I tillë ishte Ekremi. Të tilla vlera bartte mbi supe ai. E tillë ishte atdhedashuria e tij. Në portretin e lirisë që ndërtuan me gjak e sakrifica dëshmorët, invalidët e luftës, luftëtarët e lirisë, martirët, vepra e tij atdhedashëse, sakrifica e lufta për liri, zë një vend qendror. Ekrem Metushin – Komandant Rrapin siç e quanim ne bashkëluftëtarët, do ta kujtojmë si një intelektual të rrallë, si një qytetar të devotshëm, si një luftëtar të guximshëm, fjalë pak por të përkushtuar e të palëkundur në vizionin e tij për lirinë. Ai këtë e mishëroi në gjithë jetën e tij, gjatë luftës për liri, por edhe pas saj, deri në frymën e tij të fundit”, ka shtuar Aliu.
Mes emocioneve, evokimit të kujtimeve nga veprimtaria atdhetare, nga lufta për çlirim, vlerësimin e figurës së tij atdhetare e qytetare, për të ndjerin me fjalë rasti iu drejtuan të pranishmëve Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, Rafiz Sejdiu, mbesa e të ndjerit, Diana Metushi, ish Komandanti i Zonës Operative të Neredimes, Shukri Buja, miku e bashkëluftëtari i tij, shoku i pandashëm për dekada, Ylber Topalli dhe në fund të pranishmit i përshëndeti me një fjalë rasti edhe i biri i të ndjerit, Trim Metushi.
Varrimi i veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Metushi u bë sot në Varrezat e fshatit Koshare të Ferizajt.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Egli zbulon hapur produksionin e BBVA: Kemi firmosur kontratë që të mos e përmendim emrin e ish-partneres së Gjestit, 20 mijë euro është dënimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kemi.jpg)
Egli zbulon hapur produksionin e BBVA: Kemi firmosur kontratë që të mos e përmendim emrin e ish-partneres së Gjestit, 20 mijë euro është dënimi
![Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare, kryetari i KQZ-së e njoftoi Osmanin se janë në pritje të raportit përfundimtar nga institucionet e sigurisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image00001-scaled-1-780x439.jpeg)
Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare, kryetari i KQZ-së e njoftoi Osmanin se janë në pritje të raportit përfundimtar nga institucionet e sigurisë
![Bebe Rexha duket thuajse e panjohur pa makijazh rrugëve të Beverly Hills, pak kohë pasi prishi kontratën e saj me shtëpinë diskografike Warner Records](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/BEB21.jpg)
Bebe Rexha duket thuajse e panjohur pa makijazh rrugëve të Beverly Hills, pak kohë pasi prishi kontratën e saj me shtëpinë diskografike Warner Records
![Vrasja në Skenderaj, të arrestuarit janë babë e bir](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/Policia-e-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, të arrestuarit janë babë e bir
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi