LAJMI I FUNDIT:

Mbahet marshi “Drejtësi për Shkëlqimin-Stop vrasjeve!”

Mbahet marshi “Drejtësi për Shkëlqimin-Stop vrasjeve!”

Sot mbahet marshi “Drejtësi për Shkëlqimin-Stop vrasjeve!”, ku do të kërkohet drejtësi për vrasjen e të riut Shkëlqim Pllana dhe për t’u thënë stop vrasjeve të të rinjve në Kosovë.

”Ky marsh paqësor ka për qëllim vetëdijesimin e masave, e në veçanti adoleshentëve për rrugën e gabuar në të cilën po katandiset rinia jonë, si dhe për marrjen e masave dhe hapave konkret për rritjen e sigurisë dhe shtimin e përgjegjësisë kolektive ndaj dukurive të tilla shkatërruese. Le të jetë ky marsh një zë i fuqishëm i ndërgjegjësimit tonë si shoqëri, drejt ofrimit të një jete sa më të mirë për gjeneratat e reja, e po ashtu një solidarizim me familjet e viktimave, Shkëlqim Pllana dhe Aulon Zeka, në mënyrë që sado pak t’ua lehtësojmë dhimbjen për humbjen e më të dashurve të tyre në këto tragjedi”, thuhet në njoftim.

Marshi do të mbahet në Prishtinë, të enjten në ora 13:00, duke filluar nga sheshi “Zahir Pajaziti”, për të vazhduar deri te Parlamenti i Kosovës.


Foto: Ilustrim/Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori